“Vetëm djalin e vogël nuk lëshoj nga duart”, Rama paralajmëron arrestime brenda PS: Nuk mbroj asnjë tradhëtar para SPAK!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar arrestime të tjera nga rradhët e qeverisë teksa tha gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar se nuk mbron askënd që është i përfshirë në korrupsion.

Duke ironizuar kritikët se nuk duhet t’i “lëshojë njerëzit e tij para drejtësisë”, Rama tha: “Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël”.

Rama tha se kanë ardhur kohë të këqija për ata që ishin mësuar me drejtësinë të lidhur me politikën, teksa theksoi se PS nuk komenton çështjet që hap SPAK.

“Unë kam pasur detyrën të punojë në 10 vjet me 40 e ca ministra dhe të gjithë ata e kanë dëgjuar prej meje që prej ditës së parë se kush lufton për të mirën e përbashkët më ka në krah në çdo hap edhe kur sulmohet.

Por kush gabon duke kujtuar se do bëjë një rrugë e dy punë, nga njëra anë duke luftuar me mua dhe PS për të mirën e përbashkët dhe nga ana tjetër duke punuar fshehurazi për xhepin, nuk do më ketë në krah as mua dhe as PS. Vetëm avokatin e vetë para drejtësisë.

Jo po PS duhet t’i mbajë njerëzit dhe ti nuk duhet t’i lëshosh njerëzit e tu. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël dhe ndonjë shkëmb në det ku do të hidhet.

Por nuk mbaj asnjë burrë me para të vjedhura në karrige kur vjen ora të thirret. Jo po nuk kam bërë asgjë, më bien në qafë. Nëse nuk ke bërë gjë nuk të mbaj as unë as PS por e vërteta.

Prandaj lufto për të vërtetën tënde sepse unë dhe PS nuk bëjmë asnjë koment për çështje që hap SPAK për deputet, kryebashkiak apo ministër”, u shpreh Rama.

Rama theksoi më tej se gjatë punës që ka pasur me ministrat e ndryshëm të kabinetit të tij qeverisës, ua ka bërë të qartë se nuk do të ketë asnjë lloj mbrojtje nëse ngatërrojnë të mirën e përbashkët me atë personale.

“Në 40 e ca ministra që kanë punuar me mua, ai grusht ministrash socialist që janë nën hetim, procese në vazhdim, dënime, nuk janë larguar nga SPAK, por nga unë.

Por ti bësh sot të gjithë pis, ti quash të gjithë hajdutë, duke marrë disa shembuj të drejtësisë që jemi ne që krijuam kushtet që ata shembuj të krijohen, si argumetn për të përbaltur një punë kolosale, rezultate të gjithëpranuara, është një histeri e denjë për studime psikologjike.

Unë skam qenë ndonjëherë mbulesë e ndonjë ministri. E kundërta është e vërtetë. U kam thënë mos e ngatërroni kurrë punën e përbashkët dhe shoqërinë që na lidh privilegji për të punuar për vedin, me asnjë dërrasë të kalbur ku mund të shkelni.

Nuk jam unë dhe PS që e lëshon atë që i dridhet toka nën këmbë, por është ai që e ka lëshuar PS-në. I dëgjoj kur përsërisin pa pushim me shpoti të madhe “s’ka mundësi të mos i dijë Rama horlliqet e x apo y”.

Nuk e kanë haberin si funksionon pushteti ekzekutivi. Nuk ekziston që një anëtar i një kabineti qeveritar të shtrëngohet për të vendosur kundër bindjes së tij.

Nuk ka pasur asnjë mëdyshje për t’ia lënë drejtësisë fatin e hapur nga SPAK”, shtoi kryeministri.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *