Vëllai i Azgan Mërnicës i vrau djalin, nëna e Florian Selimit: I prenë fytin natën e Bajramit! Policia i mbron

Nëna e Florian Selimit, 23-vjeçari, i cili u masakrua me thikë nga Kiri Mernica, vëllai i vrasësit të policit në Fier, Azgan Mernica ka dhënë këtë të mërkurë detaje të rënda në lidhje me ngjarjen e rëndë që i mori jetën të birit.

Ajo shprehet se Kiri Mernica, vëllai i Azgan Mernicës, i cili dy ditë më parë vrau policin Novruz Cenalaia në Fier, i ka prerë fytin Florian Selimit dhe më pas e ka hedhur në kanal. Ajo ka lëshuar akuza të forta dhe ndaj Policisë, pasi siç shprehet ajo, bashkëpunojnë me djemtë e fisit Mernica.

Ajo tha se djali i është vrarë natën e Kurban Bajramit, ndërsa shton se Policia e Fierit e dinte që Azgan Menrica dhe Kiri Menrica kishin armë, por nuk i godiste. Deklaratat i bëri e ftuar në “Breaking News”. Ajo tregoi dhe zanafillën e konfliktit me fisin Mernica. Ajo tha se shkak janë bërë disa prona dhe toka. Ajo tha se vrasja e të birit erdhi për hakmarrje, pasi vëllai i saj kishte plagosur një prej anëtarëve të familjes Mernica.

“Ne kemi jetuar për 20 vite në fshatin Salaj të Fierit, një fshat që ka qenë problematik gjithmonë. Ka njerëz të armatosur dhe policia nuk i ndalon. Edhe nëse i ndalon, i liron pasi shoqërohen në drejtorinë e policisë. 2015 kishim një ngjarje ku vëllai im bëri një plagosje, ata e kërcënuan me jetë dhe në vetëmbrojtje e sipër, vëllai im e ka plagosur një nga autorët e krimit. Edhe aty nuk u bë hetimi i duhur, sepse nuk e pranuan kush janë autorët e krimit, sepse kishin dëshirë të hakmerreshin. Natën e kurban Bajramit ma kanë therë në fyt djalin tim, duke bërë bërë kurban një fëmijë 23 vjeç në rrugë pa asnjë lloj motivi, vetëm se vëllai im ka plagosur njërin prej tyre. Ka ndodhur për motive hakmarrje, por në Prokurori është shkruar “vrasje për urrejtje”. Do ta ndjek këtë çështje deri në fund”, tha nëna e të ndjerit Florian Selimi.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *