Ulen frikshëm lindjet në Shqipëri/ Jugu i mbushur me pleq, veriu po zbrazet më shpejt

Në qarqet e Jugut numri i lindjeve për 1000 banorë është shumë më i ulët se në ato të Veriut, një e dhënë që tregon se popullsia në këtë rajon është më e plakur. Të dhënat e INSTAT të përpunuara nga Monitor, tregojnë se në vitin 2023 qarku më numrin më të ulët të lindjeve për 1000 banorë ishte Vlora me 5.7 lindje, e ndjekur nga Korça me 6.3, Fieri me 6.9 dhe Gjirokastra me 7.1 lindje për 1000 banorë.

Në anën tjetër Dibra ishte qarku me numrin më të lartë të lindjeve për 1000 banorë, në 9.6 të tillë, e ndjekur nga Kukësi me 9.3, Lezha me 8,8 dhe Tirana me 8.8. Qarqet e Jugut të vendit i kaluan me herët fazat kulmore të emigracionit në moshat e reja. Lindjet më të pakta në këto qarqe tregojnë për një popullsi më të plakur dhe për norma më të ulëta të fertilitetit (numri i i lindjeve për grua në moshë riprodhimi).

Po duke krahasuar lindjet për 1000 banorë nga 2019 dhe 2023 shihet se qarqet e Veriut kanë rënien më të shpejtë, duke sugjeruar se ky Rajon përjetoi gjatë dekadës së fundit kulmin e emigrimit sidomos tek të rinjtë. Nga 2019-2023 Kukësi shënoi rënien më të madh të lindjeve për 1000 banorë. Në vitin 2019 në këtë qark kishte 14,4 lindje për 1000 banorë, ndërsa në vitin 2023 kishte 9.3 lindje. Në Kukës norma e lindjeve për 1000 banorë shënoi rënie me 5.1 pikë për qind, më e larta në të gjitha qarqet.

Pas Kukësit Dibra ka rënien më të madhe të lindjeve për 1000 banorë, nga 13.5 lindje me 2019 në 9.6 në vitin 2023. Në krahun tjetër Berati dhe Lezha patën rënien më të ulët të lindjeve për 1000 banorë ndërmjet 2019 dhe 2023 me nga 1.1 dhe 1.2 pikë % secila.

Normat e lindshmërisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme në këto tre dekada, por në dy vitet fundit janë përshpejtuar duke sinjalizuar përkeqësim të fenomenit në vitet në vijim. Më 2023 në të gjithë vendin kanë lindur vetëm 22, 210 foshnja, niveli më i ulët që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat zyrtare vjetore. Të dhënat tregojnë se edhe në luftën e dytë botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë se sa sot. Psh në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi ishte më i ulët se sot.

Në vitin 1950 ku regjimi i diktaturës komuniste ishte instaluar lindën 47, 291 foshnja, sipas të dhënave nga arkivat e INSTAT, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ( 15-49 vjeç) ishte vetëm 259, 472 mijë. Vitin e kaluar lindën pak më shumë se 22 mijë foshnja, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte 647,884 ose tre herë më i lartë se në vitet 1950.

Është e kuptueshme se që nga vitet 50-60 Shqipëria ashtu si edhe Europa kanë evoluar në drejtim të planifikimit familjar, barazisë gjinore, integrimit të grave në tregun e punës, por në vendin tonë ka ende një përqindje më e madhe të grave që lindin fëmijë më pak se sa duan. Demografët dhe sociologët janë të shqetësuar se lindjet në Shqipëri kanë rënë përtej të gjitha parashikimeve./Monitor

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *