U fejua 17 vjeç, historia e gruas: Bashkëshorti bëri diçka që mezi mund ta them

Emisoni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dh imbshme të një nëne 50-vjeçare, e cila është përballur me mjaft vu ajtje në jetën e saj dhe nuk ka pranuar të zbulojë identitetin.

Është rritur jetime sepse e ëma i ka ndërruar jetë, kur ajo ka qenë mjaft e vogël dhe për të është kujdesur babai i saj.

Kur ishte 17 vjeç u fejua me mblesëri, por me kushtin që ai person të vinte dhëndër brenda sepse ajo nuk mund ta linte vetëm babain e saj.

Edhe pse e kishte kuptuar se ai nuk ishte i përshtatshëm për të, nuk mund të kundërshtonte dhe pranoi të martohet. Pas ardhjes në jetë të fëmijës së tyre, bashkëshorti i br aktis dhe largohet nga shtëpia.

Mirela Milori: Në çfarë moshe u fejove?

Zonja X: Në moshën 17 e gjysëm – 18, pa mbushur 20 u martova.

Mirela Milori: Ishte me mblesëri me dashuri?

Zonja X: Ishte me mblesëri, rreth miqësie sepse unë kisha një kusht, ngaqë nuk e lija dot babin vetëm ose s’do martohesha fare të ikja diku tjetër, ose kush më pranonte me këto kushte të jetonim tek babi im, tek shtëpia ime.

Mirela Milori: E qartë! Pra dhëndri të vinte në shtëpi?

Zonja X: Po! Për sa kohë babi im të ishte gjallë ne të ishim aty, pastaj jeta vazhdon. U bë martesa, po ai njeri me thënë të drejtën ishte i papërshtatshëm për mua.

Mirela Milori: Ti e kuptove që ishte i papërshtatshëm që në fillim apo?

Zonja X: Që në fillim e kuptova, por s’kisha guximin të thoja që babi prit se ky njeri nuk bën për mua.

Mirela Milori: Babai yt e pëlqeu ?

Zonja X: Ia mbushën mendjen siç ishte atëherë, një gabim trashanik me miqësi, që është djalë i mirë, është punëtor, siç e do ti, të mbajë vajzën.

Mirela Milori: Kishit diferencë moshe?

Zonja X: Kemi patur diku tek 6-7 vite.

Mirela Milori: Kishte shkollë, kishte arsimin?

Zonja X: Jo punonte diku në një minierë, ishte marrë me femra, një muhabet që s’më intereson fare sot.

Mirela Milori: Kishte patur një jetë përpara apo jo?

Zonja X: I martuar jo, por lidhje me femra, që unë i kam dëgjuar mbrapa, ishte tepër vonë për mua kur i kam dëgjuar.

Mirela Milori: Pra u martove?

Zonja X: U martova, erdhi brenda vitit djali në jetë. Ai nuk donte sepse ai kishte menduar, kjo është vajzë e vetme, babi im kishte pak nam që kishte Lekë. Ai të hante dhe të pinte, brenda 1 vit e gjysmë çdo gjë filloi dhe aty mbaroi. Ai kurrë një lekë në shtëpinë time nuk e ka sjellë.

Edhe pse erdhi djali në jetë, ai nuk u interesua të merrte përsipër fëmijën e vet. Pasi djali erdhi në jetë, ai largohet nga shtëpia. Bëri diçka që më vjen zor ta them, nuk mundem ta them. Hajde me mua tha, merre djalin dhe hajde me mua. S’më intereson babi jot tha, edhe unë i kam lënë prindërit e mi tha, s’më intereson./tvklan

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *