Tragjedia e muzikantit të ri shqiptar, që shkoj në Angli për të kërkuar azil dhe përfundoi duke vrarë veten

Gjashtë muaj para se ai të gjendej i vdekur në banesën lundruese të refugjatëve Bibby Stockholm, Leonard Farruku shpresonte për krijimin e një jete të re në Angli.

“Kam ardhur në Angli në gusht 2022. Shpresoj të marr dokumentet pasi jam në një kompleks për azil-kërkues. Erdha me gomone,” shkruante i riu shqiptar në një mesazh për një shokun e tij të fëmijërisë në Tiranë.

Nëna i kishte vdekur kur ishte 17 vjeç dhe babai disa vjet më vonë. “Humbja e nënës dhe më pas e babait më ka traumatizuar, nuk e dija ku isha apo çfar po ndodhte. Tani kam këtu duke kërkuar azil, jetoj në një hotel, Zoti na mbroftë”, shkruante ai.

27 vjeçari besohet se ka vrarë veten në tualetin e barkës së kontestuar të refugjatëve, ku strehohen qindra azil-kërkues në brigjet jugore të Britanisë.

Ai ishte parë në gjendje të trazuar ditën kur më pas u gjet i vdekur.

Miqtë e familjarët ende pyesin se cfarë e shtyu Farrukun të kryente një akt të tillë, teksa askush nuk mendonte se muzikanti ambicioz i fizarmonikës me një të ardhme premtuese në dukje, do të vriste veten.

“Na merr malli shumë për Leonardin, do të jemi gjithmonë të trishtuar për mënyrën si i dha fund jetës”, thotë motra e tij Jola Dushku, 33 vjeçare që jeton në Lombardi të Italisë.

Rrjeti britanik Guardian foli me të afërm e miq të të ndjerit si dhe me mësues të tij në Shqipëri, për të kuptuar më shumë mbi të kaluarën e Farruku dhe shkaqet që e çuan te vdekja.

Ata e përshkruanin si një djalë punëtor që ëndërronte të bëhej muzikant, por i tronditur nga vdekja e parakohshme e nënës, kur ishte në Liceun Artistik Jordan Misja, në Tiranë.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *