“Të kam ndër sy deri sa të mbyll sytë…”, këngëtarja shkodrane ndërron jetë në moshë të re, e kujton mësuesi i saj…

Unë jam mësuesi i matematikës dhe i muzikës në fëmijërinë e Zukes. Pavarësisht 4 orëve në këmbë, prej ku buron Rraseku në Maranaj, që bënte për të ardhur në shkollë, shquhej ndër shoqe,ishte ndër më të shkathtat e inteligjentet, me një zemër të bardhë,me dëshirën për të mësuar si më e mira,me një zë brilant,tepër të veçantë e të fuqishëm, më e mira pjesmarrëse në të gjitha aktivitetet muzikore që zhvillonte shkolla.

Fiton për të vijuar mësimet për kanto,por për vetë kushtet (viti 1983) nuk e arrin një gjë të tillë. Martohet shpejt, krijon një familje të konsoliduar dhe emigron në Gent, Belgjikë.

Aty falë dhuntive dhe zërit të veçantë regjistron me dhjetra këngë (disa edhe me të vëllain, Blerimin), shumë prej tyre kushtuar heroikës së popullit kosovar,është aktive në koncerte brenda dhe jashtë Belgjike.

Nëpërmjet një shoqate grash ndihmon, inkurajon, realizon biseda, takime, koncerte, është nismëtare e hapjes së një shkolle për fëmijët shqipfolës në Gent dhe bëhet idhull i diasporës, e cila me mesazhet e shumta tregon respektin, dashurinë, mirënjohjen për patriotizmin e shprehur nga Zukja nëpërmjet muzikës.

I falënderoj të gjithë ato që në këtë rast nderojnë jetën e shkurtër të Zuke Dautaj (Mataj). U kujtoftë dhe mos u harroftë kurrë,zemra,dashuria për njerzit,patriotizma, zëri i saj brilant, respekti i saj për çdo njeri. Mësuesi është një prind i dytë. Thellësisht i prekur.

Pushofsh në paqe nxënësja ime Zuke…mbetesh një ndër kujtimet më të veçanta e kurrë të harrueshme…të kam ndër sy deri sa të mbyll sytë. Përjetësisht, mësuesi yt, Astrit. /Nga Astrit Qazim DERVISHI, publikuar në Facebook/

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *