Spartak Ngjela analizon personazhet e Big Brother VIP3: Romeo Veshaj nuk e fiton, Ilnisa…

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në rubrikën “Trotuar” të “E Diell” ka deklaruar se pavarësisht lojës së Romeos, prania e të vëllait Donaldit në Big Brother VIP1, e ka bërë atë një figurë përsëritëse, të konsumuar në sytë e publikut saqë vështirë do të jetë të fitojë.

Avokati thekson se në këtë Big Brother VIP 3 kemi tre konkurrent të mëdhenj në funksion të paraqitjes; Ilnisa Agolli, Roza Lati dhe Rike Roçi, të cilat rrezikojnë shumë fitoren e Romeos.

Edhe aktorja Monika Lubonja është shprehur se Romeo po penalizohet për hir të vëllait. Ndërkaq, për fituesin e Big Brother 6, Anaid Kaloti, asgjë nga këto nuk përbën rëndësi përsakohë Romeo është me sondazhet para dhe jemi brenda një formati që të zhvesh brenda 120 ditëve në çdo aspekt të karakterit.

Pjesë nga debati:

Anaidi: Kemi polin që po luajnë mirë dhe strategët e mirë. Në strategët e mirë hyjnë Romeo me Julin. Romeo ka marrëdhënie të mira me të gjithë shtëpinë. Lisin, Meritonin, për të vijuar te vajzat; Artën, Vesën, Riken. Roza nuk ka marrëdhënie të mira me asnjë nga banorët.

Gabriele: Janë 4-5 persona që ne po shohim deri tani, por nuk kanë gucimin asnjë për t’u bërë pjesë e liderit. Po ruhen shumë me njëri tjetrin për faktin se…

Anaidi: Sigurisht sepse të kap nominimi dhe del jashtë.

Ngjela: A ka sondazhe për ata brenda? Në popull?

Anaidi: Në popull, Romeo dhe Bardhi janë të pëlqyer. Bardhi gëzon respektin e të gjithë banorëve, të audiencës.

Ngjela: Si pasojë e sondazheve apo të opinionit?

Anaidi: Po numra mor avokat, numra.

Ngjela: Kush është për numra?

Anaidi: Për numra i pari është Romeo dhe është lojtar strateg.

Ngjela: Romeo imiton vëllain.

Monika: Jo, ne e kemi pasur të vëllain, Donaldin, në Big Brotherin tonë dhe mendoj se Romeo po penalizohet për hir të vëllait.

Anaidi: Jo, nuk besoj se po penalizohet.

Monika: Po krahasohet, pra ka një krahasim në publik për çdo lëvizje që ai bën. Por ai po e luan shumë mirë dhe unë mendoj se tani ka filluar të luajë.

Anaidi: Pikë në lojë nuk ka, por me numra është lartë dhe numrat shihen në përgjithësi nga rrjetet sociale dhe klikimet në rrjet.

Ngjela: Romeo dhe Donaldi janë binjak. Romeo i ngjan Donaldit tamam dhe mos u ngatërroni, por kjo ndikon negativisht sepse kur e sheh spektatori, në sytë e tij ai është figurë e konsumuar. Kur njerëzit të shohin nuk dinë emrin, të njohin nga portreti. Kjo e ka dëmtuar. Po të ishte ky i pari, ndoshta mbase do të ishte edhe më i fortë se ai tjetri. Çfarë i sjell psikologjikisht ai tjetri, është përsëritja.

Anaidi: Pritshmëritë për Romeon kanë qenë edhe më të mëdha se sa për Donaldin.

Ngjela: Ka konsum fytyra për shkak të ngjashmërisë.

Anaidi: Ky lloj formati avokat është aq i fuqishëm në dinamik sa të zhvesh brenda 120 ditëve dhe ti i dallon shumë mirë ndryshimet.

Ngjela: Ka tre konkurrent të mëdhenj në funksion të paraqitjes. Janë të tre vajzat e bukura; Ilnisa, Roza dhe Rike Roçi. Janë tre portrete që do ta dëmtojnë. Ato të treja që kanë vajtur atje krijojnë botën origjinale sepse kudo që të vesh ka një botë ndryshe.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *