Sot drejtor i një kompanie të madhe makinash, rrëfehet djali i këngëtares Alida Hisku: “Ikëm në Gjermani me kamion konservash domatesh”

Albin Hisku është djali i këngëtares së njohur, Alida Hisku. Ai sot është drejtor në kompaninë e madhe të BMW në Gjermani, por për të arritur deri këtu ka kaluar shumë peripeci.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Albini ka zbuluar të gjithë historinë e jetës së tij, nga përfundimi i studimeve fillimisht për kanto, më pas te kalimi te ekonomia dhe deri te udhëtimi më i vështirë i jetës, që ishte ai me kamion drejt Gjermanisë në moshën 6-vjeçare.

“Karrierën time e kam nisur si këngëtar. Që kur kam qene i vogël, e kam pasur muzikën afër meje. Dikur ia nisa me muzikën klasike dhe e kam pasur profesion për 12 vjet. Më pas ndërrova muzikën klasike dhe u futa në r&b dhe pop, por dikur nuk pata shumë sukses dhe ndërrova degën, e iu futa ekonomisë. Edhe aty ai hap ishte shumë, shumë i mirë. Edhe ai hap ishte shumë i suksesshëm.

Në muzikën klasike isha këngëtar i ri dhe studimet i kam bërë në muzikën klasike, isha tenor. Tani këndoj vetëm në gëzime familjare. Kam qene pjesë e albumit të mamasë, kam kënduar dhe kam shoqëruar dhe mamanë. Kemi dhënë disa koncerte atëherë në Itali dhe Shqipëri, por pastaj kur ndërrova degë dhe iu futa ekonomisë, edhe mu dha mundësia dhe te BMW, futa gjithë energjinë aty për të qene ai i suksesshëm sa jam sot e kësaj dite.

Unë te BMË e kam nisur si praktikant dhe diku pastaj mu dha mundësia të futesha në degën e shitjes aty, ku nisa si një shitës, më pas arrita të bëhesha shefi i shitësve, domethënë anglezët e quajnë drejtor. Unë përgjigjem për një rajon dhe aty jam i pozicionuar, kam dhe zyrën time. Prej andej, provoj t’i jap drejtim shitjes, veprimtarive të makinave, të gjitha çfarë ka BMW.

Edhe vetë e kam pyetur veten time, në qoftë se do të kisha qene në Shqipëri dhe nuk do të kishim ardhur këtej, çfarë do kisha bërë dhe çfarë do kisha arritur. Nuk mendoj se do kisha qene aq i suksesshëm, sa jam sot. Sepse vlerësimi i punës në Gjermani dhe forcat që fut në një drejtim dalin përherë të suksesshëm. Edhe në Shqipëri si më është dukur mua aq herë sa kam qene aty, është akoma më i vështirë.

Unë kam ikur në Gjermani që kur kam qene 6 vjeç, kam ikur me një kamion konservash domatesh. Të gjitha gjërat nuk i mbaj mend se kam qene shumë i vogël, por janë disa fragmente që më kujtohen ditë për ditë dhe shumë mirë madje, sidomos nata kur ikën. Plani herën e parë ka qene që mamaja të ikte vetëm me vëllain tim, por kur erdhi momenti për t’u nis, unë u çova nga gjumi dhe i thash mamasë ku po ikën, kur mbaj mend shumë mirë, ajo filloi duke qarë dhe tha nuk do të lë vetëm në Shqipëri, do të marrë me vete dhe kështu më mori”, -rrëfeu djali i këngëtares.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *