Skandali te Onkologjiku/ Veshi i shurdhët i Manastirliut ndaj letrës së mësueses që humbi jetën

Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati e cila u nda nga jeta më 23 mars të këtij viti, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit, e kisha paralajmëruar gjendjen në spitalin Onkologjik. Letra e cila është bërë virale tani, në një moment kur u zbulua skandali sesi mjekë dhe staf në spitalin Onkologjik bënin pazare me të sëmurët me kancer, zbulon me çfarë përballen pacientët që hyjnë në atë godinë.

LETRA E INA KASIMATIT (Gusht 2023)

Më vjen keq ta them , po në Shqipëri jemi qindra vite larg nga mjeksia që duam.

Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh , operacionin e bëra tek spitali onkologjik në QSUT.Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe mu hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.

Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ja thash Dr.Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin.I shkruajta atëhere Drejtorit të përgjithshëm Z.Joti .Asnjë përgjigje.

I shkruajta Ministres, znj.Manastirliu.Asnjë përgjigje.Pastaj një shoqe më sugjeroi ti shkruaja Kryeministrit. Mu duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysëm ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms ( të lante gojën) Znj.Kasimati , ju e keni marr ilacin në farmacinë e spitalit ….( qesharake) E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marr ilacin dhe as që nuk e dija ku ishte farmacia e spitalit.Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin.Pas tre vitesh ( dmth vitin e kaluar) kur mu përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin , më morri në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.

I thash dua të iki në një spital jashtë , pasi spitali onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori dhe në dhomën e vogël e onkologes, që shkoja cdo tre muaj dhe për ironi pas covidit ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikje bëje terapinë.Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin , tek dera prisje në këmbë në rradhë … , Nuk e di nëse keni shkuar në spitalin onkologjik , në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diciturë në anglisht të një.firme Farmaceutike ; Bëje tani , atë që pacienti ka nevojë më pas”

Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr….Kur e kam parë jam tmerruar .I bëra foto .Ja dërgova drejtorit, e postiva edhe në faqen time në fb dhe më pas u hoq …

Para se të nisesha në Francë , falë mbështetjes të shqiptarëve , dhe jo të shtetit , unë prisja përgjigjen e biopsisë , por nuk e morra pasi në spital mungonin kitet ….Ndërkohë në ato koridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty , të shqëtësuar për mungesë të ilaceve, kimioterapisë…Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjeksor , apo analizat , ilacet ….Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse ti shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit….Është turp!Në cilin vënd të Europës ndodh kjo ? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ opetohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty , skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin. …Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ” lan moralin* që shteti e dha ndihmën…Jam kurioze të dijë në rastin e aktorit Fuga cfarë mbështetje i ka dhënë shteti , kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor? Po Pr.Petrela cfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë ?

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *