Skandali në maternitetin e Beratit/ 40 vjeçarja ndërroi jetë pas lindjes, bashkëshorti: I lanë pjesë nga placenta pa hequr!

Është thelluar më tepër skandali në lidhje me vdekjen e 40-vjeçares Miliena Sadushi, pas lindjes së vajzës së saj të tretë në Maternitetin e Beratit 6-muaj më parë.

Bashkëshorti i saj, shtetasi kosovar, Fisnik Habibi, ka nxjerrë fotot skandaloze, të bëra prej tij pas operacionit të dytë të bashkëshortes në Maternitetin e Beratit, ku ajo qëndroi e shtruar 1 muaj e 20 ditë pas lindjes.

Ai tashmë jeton në Mitrovicë me tre vajzat që pati nga martesa me Milienën dhe mbrëmjen e djeshme ai ka dhënë një deklaratë për mediat para Maternitetit të Beratit.

Fisnik Habibi ka deklaruar se mjekët italianë kanë përfunduar autopsinë mjeko-ligjore, të cilën ai e posedon që prej ditësh së djeshme dhe është në pritje që kjo autopsi të mbërrijë zyrtarisht në Prokurorinë e Beratit, ku ka nisur prej 4 muajsh hetimi në lidhje me vdekjen misterioze të 40-vjeçares.

Habibi pohon se mjekët italian kanë konfirmuar se bashkëshortja e tij ka gjetur vdekjen si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm, që çoi në përhapjen deri në gjak të një virusi multipleks që shkaktohet nga infeksionet e brendshme.

Pasi i ka mbajtur të rezervuara deri në përfundimin e autopsisë, Fisnik Habibi bën publike edhe fotot e bëra prej tij pak sekonda pas përfundimit të operacionit të dytë të bashkëshortes së tij në Maternitetin e Beratit.

Në foto duket qartë e ndjera që ndodhet ende nën efektin e narkozës dhe në një legen afër saj shfaqen të hedhura pjesë të placentës së gruas, që i ishin lënë nga mjekja brenda në trup, pas operacionit.

Habibi ka denoncuar në Prokurorinë e rrethit të Beratit në 20 shtator 2023, një ditë pas varrimit të gruas, mjeken gjinekologe në Maternitetin e Beratit Edlira Shkëmbi dhe kërkon që ajo të përgjigjet para drejtësisë për vdekjen e gruas së tij.

“Dua vetëm drejtësi, për gruan dhe tre vajzat tona që tashmë janë pa nënë, mjekja të përgjigjet para drejtësisë për këtë vdekje pasi gruaja ime hyri me këmbët e saj në këtë maternitet dhe pasi nuk u përmirësua asnjë ditë që pas lindjes, ajo vdiq. Unë do luftoj sa të kem frymë për të vendosur në vend drejtësinë dhe n.q.s kjo drejtësi nuk vihet në vend në shtetin shqiptar, unë do ta çoj çështjen deri në Gjykatën e Strasburgut,” shprehet Fisnik Habibi.

Vdekja e 40-vjeçares ndodhi në 16 shtator 2023 në një spital në Milano, ku familjarët e kishin çuar Milienën për ta përmirësuar, po ajo vdiq menjëherë pas mbërritjes në gjendje të rëndë në këtë spital.

Miliena lindi vajzën e saj të tretë në Maternitetin e Beratit në 19 korrik 2023 me një ndërhyrje cezariane.

Pas operacionit ajo ka pasur vetëm dhimbje dhe temperaturë dhe ka qëndruar e shtruar në maternitet 1 muaj e 20 ditë, pa u përmirësuar asnjë ditë.

Mjekja që kreu lindjen, Edlira Shkëmbi, e ka operuar për herë të dytë pas një muaj shtrimi në spital, për të parë infeksionin e rëndë brenda në bark.

Pas operacionit, familjarët kanë deklaruar asokohe, që ajo i ka thënë nuk kam çfarë t’i bëj më sepse infeksioni i është përhapur në gjak.

Fisnik Habibi e ka nisur gruan me urgjencë në një spital në Milano, ku Miliena vdiq disa minuta pas mbërritjes. Mjekët italianë kishin konfirmuar paraprakisht se Miliena gjeti vdekjen nga një infeksion i rëndë dhe nisën edhe procedurat e autopsisë.

Akuzat e rënda dhe denoncimin ndaj mjekes gjinekologe Edlira Shkëmbi e ka bërë vetë bashkëshorti i Milienës, që e akuzon mjeken për mjekim të gabuar dhe pakujdesi në mjekim,duke i shkaktuar komplikacione serioze gruas së tij.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *