Sipas dëshmisë, babai i të resë i ka kërkuar 32-vjeçarit që të largohej nga Shqipëria, në të kundërt e kishte kërcënuar se do ta vriste

Sipas dëshmisë, babai i të resë i ka kërkuar 32-vjeçarit që të largohej nga Shqipëria, në të kundërt e kishte kërcënuar se do ta vriste

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Durrës, ku një i ri është dhunuar barbarisht nga babai, xhaxhai dhe një i afërm tjetër, i të dashurës së tij.

Mësohet se tre personat, kanë mësyrë në spitalin e Durrësit, ku kanë dhunuar 32-vjeçarin, edhe pse ai ruhej nga punonjës të policisë.

Policia e Durrësit arrestoi një ditë pas ngjarjes në orën 2:30 të mëngjesit babanë K.K 41 vjeç, xhaxhanë E. K. 37 vjeç dhe një person tjetër B. K. 37 vjeç, të tre lindur në Dibër, por banues në lagjen 13 Plazh Durrës.

Top Channel ka siguruar foto të të riut, i cili ka nga dhuna ka marrë plagë në kokë, qafë, fytyrë dhe krah.

I dhunuari ka deklaruar në polici se ka një lidhje dashurore prej një viti me vajzën e familjes që e dhunuan, ai ka kërkuar që ta bëjë familjare lidhjen, por është kundërshtuar nga të afërmit e vajzës. Ai ka deklaruar se ndodhej në spitalin e Durrësit në momentin që është dhunuar pasi ishte ndaluar nga policia për konsumim alkooli dhe ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Sipas dëshmisë, ai ka marrë mesazhe kërcënuese nga babai i vajzës se do t’i vriste të dy.

“Unë mendoj se arsyeja që më kanë goditur ka qenë pasi shtetasi K. K. më ka pas kërcënuar që unë mos të dukem më në Durrës. Në një rast në bisedë telefonike, shtetasi K. K., më ka thënë të shkoj të marr vajzën dhe të zhdukem bashkë me të dhe mos të në shohë më në Shqipëri pasi në të kundërt më ka kërcënuar se do na vriste mua dhe vajzën e tij”, ka thënë i riu në dëshminë në polici.

Mbi tre personat rëndojnë veprat penale të “kundërshtimi i punonjësve të Policisë së rendit”, “plagosje e lehtë me dashje” dhe “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *