“Shqiptarëve ju ka ardhur në majë të hundës”/ Basha: PD gati t’ju nxjerrë nga kriza

Nga Patosi, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi se ka pasur një skenar për përçarjen e PD-së.

Ai tha mes të tjerash se PD po projekton rrugën e daljes nga kriza. Ai tha se PD është gati që të ofrojë një politikë tjetër, me fytyrë njerëzore.

“Procesi përmes të cilit vini, është përmes zjarrit. I tillë ishte dhe projekti i përçarjes së PD, sa një skenar që mundësonte mosekzistencën e PD. Por i kishin bërë llogaritë gabim. Nuk llogaritën demokratët, nuk llogaritën burrat dhe gratë në këtë sallë dhe jashtë saj. Treguan se PD nuk është ndërtuar për interesa të ngushta personale, por si ëndërr për liri, për demokraci, për mundësi, për zhvillim. Mjaftueshëm qëndruan për këto vlera në këto dy vite e kusur.

Është fal jush që PD sot qëndroi dhe rezistoi. Qëndruat për vlerat e kësaj partie dhe jo për gropën e zezë të disa individëve. Të thuash të vërtetën ku gënjeshtra është rregulli, është sakrificë dhe demonstrim lidershipi për t’i dalë sfidës që kemi përpara. Gjithësecili prej nesh sot përballet me përditshmërinë e zymtë që ka ardhur. Papunësi, emigracion të niveleve 90-të, një krizë të thellë politike dhe ekonomike. Kjo është në të gjithë Shqipërinë, si dhe këtu në patos.

Rini që po largohet, sipërmarrje që po rrënohen, shëndetësi e rrëzuar përtokë, janë sot realitet që shqiptarët po përballen. Kjo ka bërë që një shumicë njerëzish të heshtur të shpresojnë ndryshimin e kësaj situate, ndërsa një grusht njerëzish që kanë kapur Shqipërinë na e paraqesin realitetin krejt ndryshe. Se si mund të ketë një vend turrizëm me një bujqësi të rrënuar, këtë vetëm ata e shohin.

PD po projekton rrugën e daljes nga kjo gjendje. Shqiptarëve ju ka ardhur në maj të hundës dhe ne jemi përgatitur që të vijmë para njerëzve me një kulturë tjetër. Duke prekur problemet reale dhe për t’iu përgjigjur atyre. Qeverisja e ardhshme mos të jetë me zakone të vjetra, por me burra dhe gra që nuk e shohin pushtetin për xhepat e tyre, por për interesin e të gjithë shqiptarëve. Sprova e parë ishte ta mbajmë Shqipërinë aleate me perëndimin dhe aleatët tanë perëndimor.

E dyta tani ku jemi këtu për të bërë një PD për qytetarët dhe për hallet e shqiptarëve. Për këtë ne kemi nisur ndryshimin me anë të Reformës Zgjedhore. Le t’i pyesim shqiptarët duan apo nuk duan listat e hapura, Shqipëria një zonë elektorale, barazia e votës, votimin elektronik dhe votën e diasporës. Jam i bindur që nuk ka. Këto katër propozime nuk i duan vetëm ata që e kanë kapur shtetin pasi nuk duan ta lëshojnë kapjen e shtetit dhe ta mbajnë vendin vetëm në një grusht njerëzish.”, tha Basha.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *