SHBA-të godasin Serbinë shumë rëndë: Miratojnë projektligjin kundër diskriminimit të shqiptarëve në Serbi

Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit amerikan ka votuar për ta çuar përpara një projektligj, sipas të cilit i kërkohet Sekretarit të Shtetit të përgatisë një raport gjithëpërfshirës mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga autoritetet serbe. Projektligji u sponsorizua nga kongresisti republikan Keith Self, i cili ka deklaruar se shqiptarët në këtë rajon vazhdojnë të përballen me diskriminim, duke përmendur edhe pasivizimin e adresave si një nga problemet kryesore. Ai iu referua edhe një raporti të vitit 2021 nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit Serbia mund të jetë duke kryer një formë të spastrimit etnik përmes mjeteve administrative ndaj shqiptarëve.

Nënkryetari i Komitetit, Gregory Meeks, theksoi se mungesa e përgjegjësisë nga ana e Qeverisë së Serbisë për krimet ndaj pakicave etnike në rajon, përfshirë shqiptarët, mbetet pengesë për arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Ai shtoi se komiteti është thellësisht i shqetësuar për vazhdimin e diskriminimit dhe persekutimit të pakicave etnike në Serbi, duke e cilësuar këtë si një çështje serioze që kërkon vëmendje ndërkombëtare.

Ndërkohë, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, reagoi duke e cilësuar këtë zhvillim si një sukses pas një përpjekjeje të gjatë. Ai njoftoi se Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të SHBA-së ka miratuar rezolutën H.R. 6411 për të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke falënderuar kongresistin Keith Self për iniciativën, si dhe kryetarin Brian Mast dhe nënkryetarin Gregory Meeks për mbështetjen dypartiake. Sipas tij, rezoluta pritet të kalojë për miratim në Kongresin e plotë.

Edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cilësoi vendimin si një mesazh të qartë për Beogradin dhe një ditë të rëndësishme për shqiptarët e Luginës, duke theksuar se kjo tregon se padrejtësia nuk është e përjetshme. Pas shqyrtimit në komision, projektligji do t’i dërgohet Dhomës së Përfaqësuesve për votim, më pas Senatit dhe në fund presidentit për nënshkrim. Ai synon të adresojë çështje si pasivizimi i adresave, kufizimet në përdorimin e gjuhës shqipe në institucione publike dhe diskriminimin në arsim, përfshirë mosnjohjen e diplomave të Kosovës dhe mungesën e teksteve në gjuhën shqipe. Pasivizimi i adresave nënkupton fshirjen e qytetarëve nga regjistrat e banimit, çka çon në humbjen e shtetësisë serbe dhe të drejtave themelore civile, si e drejta për të votuar, për të pasur pronë, sigurim shëndetësor, pension dhe punësim.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *