“Sëmundja doli më e fortë”- Agron Llakaj reagon pas humbjes së bashkëshortes: Ishte shtylla e shtëpisë! Të bësh humor me thikën në zemër është…

Aktori i humorit Agron Llakaj ka reaguar për humbjen e bashkëshortes së tij Kostandina, e cila nuk ia doli të fitonte betejën e sëmundjen e rëndë, me të cilën luftoi për dy vite.

Llakaj, teksa u shpreh njerëzve falendertime për mesazhet ngushëlluese, tha se Kostandina në këto dy vite kishte treguar se ishte jo vetëm shtylla e shtëpisë, por dhe njeriu me karakterin më të fortë.

Ai tregon se bashkëshortja e tij ishte motivi që të vazhdonte të bënte humor dhe pse kishte “thikë në zemër”.

“Pas gjithë kësaj beteje, ne e pranuam humbjen, sëmundja doli më e fortë. Ajo çka Konstandina la mbrapa unë shpresoj që fëmijët e mi ta trashëgojnë, dashurinë e madhe njerëzore, respektin”, shprehet ndër të tjera aktori i humorit.

Mesazhi i plotë:

Të dashur miq, në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje të gjitha mesazheve drejtuar drejt meje dhe familjes me rastin e humbjes së jetës së njeriut tonë të shtrenjtë, Konstandinës sonë dhe Konstandinës time, unë po ju drejtohem më këtë videomesazh duke iu shprehur falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për çdo fjalë zemre drejtuar drejt nesh nga ju. Dihet mirë që edhe gëzimet dhe hidhërimet ndahen me njerëz, të njohur dhe të panjohur. Moria e njerëzve në ditën e përcjelljes së Konstandinës dhe në ditët e pritjes, në një farë mënyre na bëri që për momentin ta kalonim disi më lehtë. Mali i dhimbjes që Konstandina la mbrapa nuk ka fjalë që mund ta shpreh sepse pesha është shumë e madhe, dhe pikërisht dhe për shkak të kësaj dhimbjeje po pranojmë vuajtjen.

I kam lexuar dhe stërlexuar shumë nga mesazhet tuaja, për të ruajtur kujtimin e saj, por ne nuk do të ruajmë kujtimin e saj, sepse ajo është në çdo frymëmarrje tonën, time, të fëmijëve të mi, të mbesës, nipërve dhe të gjithëve.

Ne jetën nuk e zgjedhim, e tillë është. Në dy vite Konstandina tregoi se jo thjesht ishte trau dhe shtylla e shtëpisë, por edhe njeriu me karakterin më të fortë. Në dy vite, në këtë tragjedi njerëzore ,dhimbjeje, në këtë betejë më një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo me karakterin e saj, vullnetin e saj që më dha mundësinë që unë të ushtroja profesionin tim. Të bësh humor me thikën në zemër është e vështirë, motiv ishte Konstandina! Pas gjithë kësaj beteje, ne e pranuam humbjen, sëmundja doli më e fortë. Ajo çka Konstandina la mbrapa unë shpresoj që fëmijët e mi ta trashëgojnë, dashurinë e madhe njerëzore, respektin.

Dua të them shumë, por i prekur dhe i emocionuar nga gjithë pjesëmarrja e njerëzve dua të shpreh falenderimin e madh e mirënjohje. Dua t’ju them, duajeni njëri-tjetrin, respektojeni sepse pasuria më e madhe që zoti mund t’i jap çdokujt është shëndeti. Para shëndetit, jetës dhe njerëzve të familjes, çdo gjë tjetër është shumë e vogël. Paçi ditë të gëzuara, shëndet dhe zemrat plotë! Respekt dhe mirënjohje nga unë personalisht, fëmijët e mi, mbesa dhe nipërit. Faleminderit me zemër!

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *