Rusia si asnjëherë më parë kërcënon Evropën me sulm raketor, Putin: Do ta nisim me Gjermaninë…!

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të dielën se presidenti rus Vladimir Putin nuk e ka kërcënuar as atë dhe as Gjermaninë.

Ai i ka bërë këto deklarata në një intervistë për gazetën gjermane, Bild. Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka thënë transmetuesit britanik, BBC, se udhëheqësi rus e ka kërcënuar atë me një sulm me raketa që mund të ndodhë “brenda një minute”.

Kremlini ka thënë se Johnson gënjeu. Scholz tha se në bisedimet që pati me Putinin, ai e bëri të qartë se ata kanë qëndrime shumë të ndryshme për luftën në Ukrainë.

“Unë ia bëj shumë të qartë Putinit se Rusia është përgjegjëse e vetme për luftën,” tha Scholz.

“Rusia ka pushtuar fqinjin e saj pa arsye, për të marrë disa pjesë ose të gjithë Ukrainën nën kontrollin e saj”, tha Scholz.

Gjermania beson se veprimet e Rusisë shkelin kuadrin evropian për paqen, prandaj i ka ofruar Ukrainës ndihmë financiare, humanitare dhe ushtarake.

Scholz ka thënë se ka një marrëveshje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se armët e siguruara nga Perëndimi duhet të përdoren vetëm në territorin ukrainas, jo në atë rus.

“Ne kemi një konsensus në këtë aspekt”.

Pas presionit në rritje, Qeveria gjermane ka miratuar së fundmi vendimin për dërgimin e tankeve moderne Leopard 2 në Ukrainë. Scholz tha se dorëzimi i këtyre armëve ishte koordinuar me kujdes me aleatët perëndimorë, në mënyrë që të shmangeshin përshkallëzimet e mëtejshme.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën e nisur më 24 shkurt të vitit të kaluar si një “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi i është përgjigjur Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij vendi me sanksione të ashpra. Si rezultat i luftës, mijëra njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *