Rrëfimi tronditës i babait të Almës: Çfarë u kanë parë sytë atyre fëmijëve! I pata thënë ta linte

Babai i Alma Bushati-Arrëzit, nënës e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku me tre fëmijët ka akuzuar dhëndrin se e ka çuar vajzën dhe fëmijët drejt aktit ekstrem.

Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arrëzi, Azem Bushati, sjell në vëmendje edhe detaje tronëditëse dhe prekëse.

“Sa e zgjuar ishte vajza ime. Puuuu sa e zgjuar. Veç ta kishe njohur… Por pati një fat të keq, shumë të keq”, shprehet ai.

Duke e përshkruar dhe treguar se përse kishte fat të keq, Azemi, nuk ngurron të tregojë edhe ato se çfarë kishte mësuar nga bëmat e brenda 4 mureve ku jetonte e Alma së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e mitur.

“Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti. Nuk donte ta linte se më thoshte që nuk jemi nga ato familje ne. S’jemi mësuar lër një e merr një tjetër. Se histori të tilla nuk përfundojnë mirë”, theksoi ai.

Largime të tilla dhe mënyra se si Ergys Arrëzi e trajtonte, kanë shkaktuar padiskutim edhe trauma tek të vegjlit.

“Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe ku e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Kur dilte e ëma e shikonte në sy (ja kështu, në kokërr të syrit). Sikur i lutej që mos ik më.

Ishte shumë e lidhur vajza e madhe me të ëmën. Booooo çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime”, tregoi ai për Vox News.

Nga thënie të tilla mësojmë edhe njëherë se përveç faktit që çifti ka pasur mosmarrëveshje, pasojat i kanë vuajtur edhe fëmijët. Të cilët për fat të keq, shpirtin e lanë në lumin Bunë, dorëpërdore me mamanë e tyre.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *