Rrëfimi nga SHBA: SHIK-u donte të më eleminonte, më rrëmbyen vajzën 14-vjeçare!

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Sotiraq Naçi rrëfen historinë e tij të biznesit në vitin 1995 dhe kalvarin e peripecive që kaloi si një biznesmen i asaj kohe deri në shkatërrimin që i solli shteti në aspektin financiar deri edhe në goditjen dhe terrorin që i shkaktoi familjes së tij. Sotiraq Naçi tregon se si i rrëmbyen vajzën dhe si e shpëtoi me ndihmën e policisë dhe si më pas fitoi azilin politik në SHBA në vitin 1997.

“Kanë dashur edhe të më eliminojnë fizikisht. Më ka shpëtuar policia, ata më lajmëruan, më thanë sonte do të largohesh nga shtëpia pasi je i etiketuar për t’u vrarë, në policinë e asaj kohe kishte akoma atribute për të mbrojtur njerëzit. Policia dhe SHIK-u ishin një tjetër gjë, nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin. Në ’97 më rrëmbyen vajzën, vajza ishte 14 vjeçe.

I vura gishtin strukturën së SHIK-ut që më bënin terrorin. Kur më rrëmbyen vajzën, pas 10 orësh më bënë një telefonatë dhe më thonë që vajza nodhet me ne dhe ajo ka gjetur jetën e vet dhe do të shkojë në Gjermani dhe që ajo kërkon nga ty që t’i japësh 50 mijë dollarë. Unë i them që tradita jonë e do që vajzën ta puth në ballë dhe ta uroj për një jetë të lumtur dhe nëse ju ma realizoni këtë do t’iu jap edhe juve 100 mijë dollarë.

Ata e hëngrën këtë karrem dhe më thonë po dhe ku do të takohemi që ta marrim. Pa më sjellë vajzën i thashë nuk iu jap asgjë dhe takimin e bëmë te kafe “Amerika”. Vijnë dy persona me vajzën. I thashë vajzës eja, u nis të vinte, por njëri nga ata nuk e lejoi. Sa bënë tre hapa ata që hynë erdhën 10 policia dhe i kapën të dy dhe i arrestuan dhe ne morën vajzën. Policia më thotë që largohem disa ditë deri sa të sqarohet situata. Policia më thërret dhe më tregon që të dy ishin në qeli. Nuk më interesonte më asgjë përveç familjes time dhe përgatitëm terrenin për t’u larguar në Amerikë. Fitova azilin politik dhe u largova në SHBA.” u shpreh Sotiraq Naçi për “Shqip”./Dritare.net

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *