Rrëfimi i punëtorëve që erdhën nga Bangladeshi: Jeta këtu është shumë e mirë

Punëtorët nga Banglandeshi gjithnjë e më shumë po i zëvendësojnë kosovarët që po largohen drejt Evropës. Kështu ndodhi edhe në një kompani të prodhimit të metaleve në Ferizaj.

Një nga punëtorët që erdhi nga Bangladeshi për të punuar këtu, është Momen Billahun, i cili është rritur mijëra km larg Kosovës. Por, këtij të riu i ka bërë goxha përshtypje shteti më i ri në Evropë, ani pse thotë që ka punuar edhe në shtete tjera.

“Që nga java e kaluar kam filluar punën këtu, është shumë mirë. Kushtet e punës këtu janë shumë të mira, sepse unë punova edhe në Dubai në 16 vjetët e fundit , por këtu është më mirë edhe kushtet janë më të mira, koleget janë shumë të mirë, njerëzit janë shumë të mirë. Ushqimi është me ndryshe së në vendin tonë. Gjithçka është më ndryshe se në Bangladesh”, thotë për Tëvë 1, Momen Billah – punëtor nga Bangladeshi.

Ky shtetas i Bangladeshit tregon procedurat se si erdhi deri në Kosovë.

“Vëllezërit e mijë me kanë thënë se nëse vendos që të shkosh në Kosovë, kërko punë më kushte të mira, prandaj unë aplikova në këtë kompani, e cila na ka siguru vizat, leje të punës, edhe unë kam shkua në Ambasadën e Kosovës në Bangladesh e cila gjithashtu me dha leje qe të vijë këtu”, shprehet ai.

Kushtet e ofruar nga kjo kompani kosovare, po i pëlqejnë edhe bashkëvendësit të tij, Elias Mias.

E përveç kushteve të punës, këtij shtetasit të Bangladeshit po pëlqen edhe diçka tjetër në Kosovë.

“Unë jam mysliman, dhe vijë nga Bangladeshi, dhe kjo është arsyeja pse kam zgjedhur Kosovën që të vijë. Këtu nuk ka probleme politike, nuk ka terrorist kjo është arsyeja pse pëlqej Kosovën. Unë jam qe tre muaj jam këtu, kur të vjen koha e pushimeve do të shkojë në Bangladeshe. Unë komunikojë më familjen time cdo ditë përmes telefonit. Puna në Bangladesh fillon në orën nëntë , në Kosovë fillon në orën, tetë, paga në Bangladesh është më ulet, në Kosovë është më e lartë. Këtu rrogën e kam 500 euro”, shprehet Mias.

I pyetur nëse do të shkoj në ndonjë vend tjetër në Evropë, ai ka këtë përgjigje.

“Nuk mund të vendos se a do të shkoj në një vend tjetër, sepse e kam punën, akomodim ushqimin, nuk kam asnjë problem. Shefi është shumë mirë, pse me shku në një vend tjetër?”

Në këtë kompani të prodhimit të metaleve, punojnë rreth 100 punëtorë, ku 16 prej tyre janë nga Bangladeshi. E pronarja e këtij biznesit “Eurometal”, Arbnore Musliu tregon arsyet e zëvendësimit të punëtorëve kosovarë me ata të Bangladeshit.

Musliu tregon sfidat që këta punonjës nga Bangladeshi patën në ambientimin në shtetin e Kosovës.

Por për punën që këta qytetarë nga Bangladeshi po e bëjnë në Kosovë, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka mëdyshje. Sipas një raporti të publikuar, nga Instituti Gap, në vitin 2023, mbi 3 mijë leje të punës janë lëshuar nga shteti i Kosovës për shtetasit e huaj gjatë vitit 2023.

Sipas këtyre statistikave, në këtë listë kryesojnë Turqia dhe Bangladeshi, ku 1004 shtetas turq dhe 722 shtetas të Bangladeshit kanë marrë leje pune ne vitin e kaluar.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *