Rrahja brutale e të riut në motel: Këta janë katër të dyshuarit, mes tyre edhe vajza që qëndroi me të

Një rast jo fort i zakontë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një motel në rajonin e Prishtinës po hetohet nga Prokuroria pas denoncimit të një 31-vjeçari, i cili dyshohet se ra në kurthin e një grupi prej disa personash. Gazeta Sinjali raportoi të mërkurën se i riu u përballë me sulm e vjedhje, mëngjesin e 14 prillit në “Villa – Motel Hilton”.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se katër personat e dyshuar janë Fidaim Shabani, Qazim Shabani dhe Besmir Shabani – që kanë përfunduar në ndalim policor, ndërsa vajza e dyshuar D.Shabani është liruar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është raportuar para disa ditësh nga viktima, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë për incidentin që i ndodhi të dielën.

Në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve policorë, i riu ka rrëfyer se gjithçka nisi pasi shkoi në motelin “Villa – Motel Hilton” me 28-vjeçaren, ku qëndruan bashkë për një kohë jo fort të gjatë.

Gjatë kësaj periudhe, në dhomën ku ata ndodheshin, u futën tre të dyshuarit, të cilët e zunë viktimën në gjumë dhe filluan ta sulmonin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Për motive akoma të panjohura, i riu u rrah brutalisht nga të dyshuarit, që sipas informacioneve të para e kishin planifikuar gjithë kurthin dhe në të dyshohet se është përfshirë edhe vajza me të cilën qëndroi viktima.

Sipas deklaratës së 31-vjeçarit, grupi i dyshuar edhe ka kryer vjedhje, për çka ka dhënë detajet e tjera në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur që të arrestojë personat e dyshuar, të cilët më pas janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Ndaj tre të dyshuarve kanë nisur hetimet për veprat “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Vjedhje”.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *