Roberti flet për hatërmbetjet me Tunën: “Është sjellë keq me nënën time kur kishte kancer”

Që Roberti dhe Tuna nuk kanë pasur një raport miqësor dihet, pavarësisht se këngëtarja ka qenë e martuar me vëllain e tij, Patrisin dhe kanë së bashku dy fëmijë, Tian dhe Zen. Rishtazi, në një intervistë për “Klan Kosova”, Robert Berisha ka folur për herë të parë për hatërmbetjet e tij me Tunën dhe ka rrëfyer se arsyeja e marrëdhënies së tyre të trazuar ka qenë nëna e ndjerë e këngëtarit dhe moderatorit.

“Ndoshta me vëllain është më e lehtë të mërzitesh, por me prindin nuk mundesh. Patrisi mua më sheh si baba të dytë e s’e besoj që më është mërzitur ndonjëherë. Kur i kam folur për diçka, ai e ka ditur se është për të mirën e tij. Edhe në këtë rast, e ka ditur që unë e kam pikë të dobët mamin dhe se unë jam pika e dobët e saj. Aty ka ndodhur një mosmarrëveshje, siç janë nuset. Bëj ç’të duash me burrin tënd, në shtëpinë tënde, por në shtëpinë time, me nënën time, nuk e shoh fare se kush është, nusja e vëllait e kushdo. Aty ka qenë mosmarrëveshja dhe s’e kam parë se kush është”, tha Roberti.

Mandej, shtoi:

“Në raport me nënën time është sjellë keq (kur ajo ishte) me kancer. Me gjithë kimioterapitë që ka pasur, që të ma mërziste dikush, nuk ia vlente. U krye ajo punë. Ndodhi këto gjëra në çdo familje. Shumë thjesht, me një mesazh, mbaroi ai muhabet”, përfundoi ai.

Teuta, e ëma e Robertit dhe Patrisit ndërroi jetë në janar të vitit 2021. Përmes një postimi në Instagram, Roberti dha lajmin e trishtë dhe shkroi: “Pusho e qetë mami im. Për ty kam shkruar shumë, po e lë me kaq.” – shkroi ai.

“Mami im më e mira. Më ke këputur shpirtin. Të pushoftë shpirti i qetë.” – shkroi Patrisi në Facebook asokohe.

Një reagim bëri edhe Nora Istrefi, e cila asokohe i kishte dhënë fund martesës me Robertin: “Ke qenë gjithmonë shoqja ime. Të kam dashur dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë në paqe”, u shpreh këngëtarja.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *