‘Reshje shiu dhe ulje temperaturash gjatë javës, FUNDJAVA BENE KTHESEN DRASTIKE!’ Lajda Porja tregon se cfarë na pret

Territori i Shqipërisë do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm gjatë gjithë javës. Sipas sinoptikanes Lajda Porja, kjo javë pritet të jetë e përfshirë nga reshjet e shiut, erë dhe temperatura deri në 34 gardë Celsius, përgjatë fundjavës.

“Për shkak të një qendre presioni të ulët atmosferike e cila ndodhet në veri të Ballkanit, territori i Shqipërisë do të jetë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm. Të paktën deri ditë e enjte, dhe pjesa e parë e ditës do ketë kthjellime, pjesa e dytë e ditës do të rrezikohet nga reshje pothuajse në gjithë territorin.

Rrebeshe shiu në zona veriore, qendrore duke përfshirë edhe qarkun e Tiranës dhe Elbasanit. Momente me pika shiu në të gjithë vijën bregdetare nga Velipoja deri poshtë në Sarandë. Ndërkohë pritet të kemi përmirësim të dukshëm të motit të premten dhe në fundjavë, ku do të kemi largim të reshjeve.

Për sa i përket situatës termike, sot do të kemi temperatura minimale deri në 8 gradë dhe maksimale jo më shumë se 28 gradë Celsius. Është freskuar lehtë moti, por megjithatë

nga e marta dhe në vijim do të kemi një rritje të lehtë dhe graduale për të kulmuar ditën e premte me mbi 30 gradë Celsius. Ndërkohë fundjava do të ketë temperatura 34 gradë Celsius.”, tha Porja.

Mot i ngjashëm pritet të jetë edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut.

“Edhe Kosova me Maqedoninë e Veriut janë në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, paraditet me diell, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellë rrebeshe shiu të herëpashershme kryesisht në Maqedoninë e Veriut.

Temperaturat e ajrit në Kosovë parashikohet që të ketë rritje nga e marta deri ditën e premte, ku e premtja do të regjistrojë temperatura deri në 29 gradë celsius. Maqedonia e Veriut regjistron temperatura deri në 26 gradë Celsius sot, e marta, e mërkura sjell

një rritje të lehtë të tyre, ndërsa e enjtja dhe premtja do të ketë rritje të ndjeshme, do të ketë temperatura mbi 30 gradë Celsius në Shkup.

Parashikohet që parametri i erës të jetë prezent pothuajse gjatë gjithë javës. Në pjesën e dytë të ditës ku era do të jetë mesatare, herë pas here e fortë.”, përfundoi Porja.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *