Rekordi i ri shqiptar.Eshte babai i 55 djem e 8 vajzave dhe gjysh i mbi 120 nipërve.Njihuni me Sadri Korteshi

Sadri Korteshi nga kombinati i Tiranës thotë se është babai me më shumë fëmijë në Shqipëri. Në jetën e tij ka pasur 13 partnere, por që vetëm me dy është martuar.

Nga secili prej 63 fëmijëve që ka ai thotë se është bërë dy herë gjysh. Pra mund të ketë mbi 120 nipër e mbesa.

“Me celebrim unë kam pas 2 gra, ndërsa të dashura kam pas shumë në cdo qytet të Shqipërisë”- thotë Korteshi.

Çfarë pëlqenin femrat tek ty?

“Unë kam qenë shumë simpatik. Ato tek unë pëlqenin urtësinë dhe ëmbësinë time”- vijon ai.

Sa fëmijë ke?

“Unë kam 63 fëmijë të vërtetë, por që më mungon fakti dhe prova me dokumentacion tekniko-ligjor, në emrin tim kam 4 fëmijë 3 me njërën grua dhe 1 me gruan e parë”- përgjigjet Korteshi.

Sa djem dhe vajza ke ?

“Unë kam 55 djem dhe 8 vajza”-shprehet ai.

Si të thërrasin fëmijët e tjerë?

“Më thërrasin xhaxhi, më disa prej tyre ulem dhe pimë kafe e më thonë: Xhaxhi Sadriu ti je shumë i kulturuar ke shumë edukatë dhe unë u them kështu i kam të gjithë fëmijët. Vetëm nënat e tyre e dinë që janë fëmijët e mi. Ato qajnë ndonjëherë, por unë u shkel syrin dhe u them rrini qetë nuk ka problem”- vijon Korteshi.

Fëmijët e tu që i ke nga dy martesat e dinë sa motra dhe vëllezër kanë?

“Ata e dinë që unë kam pas shumë të dashura, por jo që jam kaq herë baba” shprehet Korteshi.

Kur do tua thuash fëmijëve të tu të vërtetën?

“Ditën kur të më vijë meleku i vdekjes do t’i them fëmijëve të mi se cilët kanë vëllezër dhe motra të tyre”- tha Korteshi.

Sa herë je bërë gjysh?

“O shumë me të gjithë fëmijët jam bërë nga 2-3 herë gjysh”- thotë ai.

Babai i 63 fëmijëve sot jeton vetëm, fëmijët që ka rritur vetë kanë shkuar në Francë. Ai thotë se nuk do të largohet kurrë nga Shqipëria deri në momentin që të marrë pronat që i takojnë familjes Korteshi./Top Channel

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *