Receta për të vdekur / FSDKSH drejt SPAK-ut, skemë vjedhje me me barnat e rimbursueshme nga Albana Adhami dhe Ogerta Manastirliu

Kupla Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, një nga gjeneratorët më të palodhur të skemave të mashtrimit dhe vjedhjeve në Shqipëri, do të përfundojë në SPAK.

Koha ka treguar se, ‘ustallarët’ e Fondit dhe grupi i farmacive e depove farmaceutike, që organizojnë skemat e zhvatjes së parave publike me receta fiktive për barna të rimbursueshme, nuk pyesin për Prokurorinë e Tiranës dhe gjykatat e zakonshme.

Prokuroria e Tiranës, gjatë 15 viteve të fundit, ka goditur disa skema vjedhje nga
FSDKSH, duke kërkuar arrestimin e dhjetëra personave, organizatorë, zbatues dhe përfitues, por hajdutët kanë arritur të dalin nga burgu disa ditë më pas si dhe të blejnë pafajësinë, duke vijuar avazin.

Vetëm SPAK dhe Gjykatat e Posaçme kanë treguar se kanë fuqinë për të goditur mafien e ilaçeve, duke kombinuar ndëshkimin penal dhe sekustrimin e pasurive.

Prapaskena mëson se shumë shpejt në SPAK do të referohet një kallëzim penal, me fakte dhe prova, për ish drejtues dhe drejtues të FSDKSH, si orkestrues i një skeme vjedhje miliona euro, përmes recetave fiktive në emër të njerëzve që nuk jetojnë dhe në emër të emigrantëve, për barnat e rimburueshme.

Koka e kësaj skeme rezulton ish drejtoresha e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Albana Adhami si dhe Ogerta Manastirliu, ish kryetare e Këshillit Administrativ të Fodit, për periudhën 2017- 2023.

Që nga shtatori i vitit 2023, DRFSDKSH drejtohet nga Spartak Zekja, gjithashtu një përfaqësues i kartelit të ilaçeve në Shqipëri, madje ish pronar i depove farmaceutike dhe një kompanie që ka përfituar edhe para publike.

Si Albana Adhami, ashtu edhe Spartak Zekja, janë lidhje të besueshme dhe dora e Ogerta Manastirliut, e cila po hetohet nga SPAK për disa afera me koncensionet dhe tenderat në shëndetësi, me vlerë qindra milionë euro.

Albana Adhami është një nga xhepat më të thellë të korrupsionit të Ogerta Manastirliut dhe kartelit mafioz të ilaçeve, sektori më fitimprurës në Shqipëri.

Prapaskena mëson nga burime brenda FSDKSH se nën drejtimin Albana Adhamit është realizuar një skemat më të frikshme të mashtrimit me recetat e rimbursueshme fiktive, përmes të cilës janë vjedhur miliona euro.

Është përfshirë kupola FSDKSH, dhjetëra farmaci, depo farmaceotike, disa oligarkë, farmacistë, inspektorë etj., pra e gjithë mafia e ilaçeve në Shqipëri.

Skema ka funksionuar disa vite dhe ka vijuar edhe nën drejtimin e Spartak Zekja, i cili ka vetë kompani farmaceutike, kaluar fiktivisht në emra të besuar.

Të dhënat tregojnë se Albana Adhami është koka kësaj skeme kriminale. Ajo ka kontrolluar më herët edhe drejtoritë kyçe të Fondit.

Adhami jo vetëm nuk ka kryer kontrolle dhe inspektime mbi farmacitë me rimbursim të lartë, por ka financuar me miliarda lekë farmacitë e rrejtit kriminal si dhe ka mbuluar skemën e vjedhjes së parave publike.

Paratë janë ndarë sipas roleve dhe më pas janë investuar në jetë luksi dhe pasuri të palujtshme.

Prapaskena do të djenë në vijim detaje nga skema banale, pof e llahtarshme, e përvetësimit të parave publike.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *