REAGIMI I FORTË/ Tek ura në Shkodër dërgoni burrin, familjarët, psikologët dhe policinë!

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar ngjarjen tronditëse në Shkodër, ku nëna me tre fëmijët i dha fund jetës duke u hedhur në lumin Buna, pasi, dyshohet, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ushtronte bashkëshorti.

Kikia thotë se fajtorët janë të shumtë në këtë tragjedi, veçanërisht institucionet si policia dhe psikologët që kanë detyrë të diagnostikojnë probleme të tilla familjare pa i lënë të përfundojnë në tragjedi.

Ai në fund ironizon duke u shprehur se kjo ngjarje do të harrohet shumë shpejt, duke ia lënë vendin spektaklit politik në studiot televizive. Shkrimi i plotë i Kikias:

Ka shumë fajtorë për (vetë)vrasjen e nënës dhe tre fëmijëve!

Kur themi që kjo është një ngjarje shumë e rëndë, ndodh një tjetër që të kuptojmë se e keqja nuk ka fund. Por kjo e Shkodrës duket të jetë vërtet fundi i fundit. Një nënë që vetëvritet duke marrë me vete edhe tre fëmijët e saj…. Nuk gjej dot fjalë ta përshkruaj makabritetin dhe nuk gjej dot forcë ta akuzoj nënën, që në vendimin fatal për ti ikur jetës së saj, mori me vete edhe fëmijët e mitur.

Padyshim që e kemi shumë të lehtë të akuzojmë burrin e dhunshëm(nëse do të mbetet deri në fund dhuna në familje hipoteza e motivit të vetëvrasjes kolektive).

Por a mjafton kjo?

Kurrë, nuk mjafton e nuk do të mjaftojë, edhe sikur ai të shpallet fajtor e ta hedhin edhe atë nga ura e Bunës.
Tek ura duhet të dërgohen paralelisht me burrin, edhe shumë të tjerë:

-Familjarët e vajzës dhe e burrit(që duhet të kenë qenë në dijeni për jetën e dhunshme në atë familje, por heshtin sepse “kjo është punë e tyrja dhe neve s’na takon të ndërhyjmë”).

-Psikologë e sociologë që paguhen në shkolla dhe njësitë e pushtetit vendor, të cilët e kanë për detyrë të monitorojnë familjet, gratë dhe fëmijët që padyshim reflektojnë pasojat e një jete mes dhunës. Këto funksione nuk janë për ti gjetur punë atyre që kontribojnë në zgjedhje, për për të qenë realisht dedektorë të plagëve sociale që prodhojnë pasoja të tilla tragjike.

-Punonjës të policisë(inspektorët e zonës), të cilët duhet të marrin më shumë përgjegjësi dhe angazhim për identifikimin dhe parandalimin edhe të të tilla ngjarjeve makabre.

Pas kësaj ngjarjeje do të zjejnë edhe programet televizive. Do të dalin nëpër studio “ekspertë” që do të tregojnë me detaje se si u hodhën gruaja dhe fëmijët nga ura, si u gjet fëmija nga peshkatari, në ç’pozicion ishte fëmija i pajetë etj etj. Do të dalin OJQ-ste për të drejtat e grave dhe fëmijëve, që do të thonë se duhen më shumë fonde për të sensibilizuar shoqërinë kundër dhunës. Gazetarët do të intervistojnë xhajat, dajat, hallat, fqinjët, kushurinjtë në Greqi dhe Angli dhe pas tre ditësh dalldia do të shuhet. Studiot do të kthehen sërish tek lloqet e politikës, dhe ne do të mblidhemi sërish në mortin e radhës.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *