Rama: Jemi vendi i fundit për vjedhje banesash në Europë, i befasuam të gjithë

Kryeministri Edi Rama është shprehur se siguria në Shqipëri gjatë këtij viti, ka qenë në nivelet më të larta në 30 vite. Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në konferencën për prezantimin e bilancit turistik veror.

Rama tha se gjatë këtij viti janë regjistruar 40 % më pak vrasje se në vitin e kaluar dhe po ashtu, Shqipëria ka zënë vendin e fundit për vjedhje banesash në Europë.

Sipas Ramës, kur disa shqiptarë janë pyetur për këtë, ata kanë thënë se “këtu njerëzit nuk kanë bukë të hanë, prandaj nuk ke ça t’u vjedhësh”.

Ai tha se vendin e parë për vjedhjet e banesave e ka zënë Anglia dhe kur atje janë pyetur lidhur me këtë fenomen, sipas Ramës qytetarët janë përgjigjur: “Kanë ardhur shqiptarët këtu prandaj ka kaq shumë vjedhje”.

“Në një vend nuk mjafton të tërheqë bukuria e imazheve që shfaqen në revista, duhet garancia e sigurisë, nëse nuk e jep, ndodh siç ndodhte dikur. Këtë vit kemi pasur nivelin më të lartë të sigurisë në 30 e kusur vitet e fundit, minus 40 % vrasje krahasuar me vitin e kaluar, që ishte viti më i mirë. Këtë vit Shqipëria i ka befasuar të gjithë pasi barometri Europian e nxori vendin e fundit në kontinent për vjedhje shtëpie. Vendi kampion, Anglia.

Disa miq që erdhën, na bënë për të qeshur, sepse e kishin parë këtë gjë dhe ishin habitur. Kishin pyetur këtu, që si shpjegohet kjo? Po ça do vjedhin këtu, sepse këtu njerëzit s’kanë bukë për të ngrënë. Ndërsa në Angli kishin marrë këtë përgjigje “Kanë ardhur shqiptarët këtu prandaj ndodhin vjedhjet”. Të huajt që kanë ardhur për herë të parë, e tregonin si mbreslënëse.

Mua sa më kanë thënë nga ata që kam takuar, që kam ecur pas mesnate në Tiranë me gruan dhe s’ndieja asgjë. Ky që ma thoshte vinte nga Parisi, një tjetër vinte nga një tjetër qytet europian të vjedhjes së orës nga dora. Shqipëria ka qenë një vend, që artikujt që prodhoheshin për të, ishin artikuj për papastërti. Shqipëria sot dhe çdo vit është më e pastër, falë edhe shefes së fshesaxhinjve të Shqipërisë.

Tjetra është aksesi në infrastrukturë, që është sot më mirë se asnjëherë më parë. Hoteleria është më mirë se asnjëherë më parë. Ne kemi një sektor të turizmit ku ka shumë pasion dhe njëkohësisht një pjesë e operatorëve që udhëheqin sektorin, janë sot çdo vit e më shumë me më shumë eksperiencë. Kjo i sjell vendit një impakt që shkon përtej një sipërmarrjeje.

Këtë vit ka ndodhur një fenomen i ri, fenomeni i marrjes me qira të shtëpive përmes AirBNB. Sot kemi miliona turistë edhe për faktin se nuk është më si më parë, duke nisur nga Tirana, nuk është më një ofertë e kufizuar, por një ofertë mjaft e gjerë. Ka ndodhur një lidhje e proceseve të ndërtuara në drejtime të ndryshme, që nga punët e brendshme, te pushteti vendor dhe gjërat e lidhura kanë nisur të krijojnë një impakt së bashku. Këto kanë bërë që edhe bukuria e vendit, larmia e bukurisë së vendit, të jetë shumë e ekspozuar, sepse është shumë e aksesueshme”, është shprehur Rama.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *