Pse SPAK nuk heton pasurinë e miliarderit Ad Çela? 25 mijë euro puro në muaj, 6 mijë euro verë çdo darkë, kompani për shitje energjie

Vetëm për puro Cohiba Behike shpenzon mbi 25 mijë euro në muaj ose rreth 300 mijë euro në vit. Vera, 6 mijë euro një shishe, është zakonshme në çdo darkë që shtron.

Bën një jetë të shfrenuar mes Tiranës dhe Vjenës. Pasuria e deklaruar është qindra mijëra euro, ndërsa pasuria e fshehur, produkt i aferave epike korruptive në OSHEE, ka një vlerë dhjetëra milionë euro.

Bëhet fjalë për multi-miliarderin Ardian Çela, ish drejtorin e OSHEE gjatë viteve 2014-2023, një nga ikonat e korrupsionit në Shqipëri nën sqetullat e Damian Gjiknurit.

Ardian Çela është i pari drejtor, i cili krijoi një bandë të armatosur në OSHEE, për të mbrojtur aferat dhe linjat e vjedhjes së parave publike.

Kujtojmë se Çela, ashtu si ortaku i tij në rrugën e pasurimit Vangjush Dako, rezulton i përfshirë në dosjen “339”. Në të paktën një rast, prokuroria ka vërtetuar se Ardian Çela i ka dhënë një tender 1.2 milionë euro një kompanie që përfaqësonte klanin kriminal Avdylaj të Shijakut. Megjithatë, ky implikim mund të jetë elementi më periferik në veprimtarinë e ish kreut të OSHEE.

Çela u largua në heshtje nga drejtimi i OSHEE në qershor të vitit 2023. Largimi u interpretua si një goditje ndaj Çelës, por në fakt ishte një tëheqje taktike për shpëtim, në kohën kur zullumi po këputej dhe SPAK po jepte shenjat e para të goditjes së korrupsionit në nivele të larta.

Abuzimet e Ardian Çelës në krye të OSHEE janë të frikshme, të larmishme dhe me pasoja të rënda në buxhetin e shtetit.

Disa nga aferat në OSHEE me protagonist Ardian Çelën, nën protektoratin e Damian Gjiknurit, janë dokumentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes disa raporteve voluminoze.

Një pjesë e parave të korrupsionit i kanë investuar në pasuri të palujtshme, kamufluar në emër të njerëzve të afërt dhe disa oligarkëve.

Teksa Gjiknurin po e mban me gajret një ministër se e ka nën kontroll hallin e tij në SPAK, Ardian Çela ka krijuar një kompani për shitje energjie tek operatorët e mëdhenj, për të cilën do flasim në vijim me letra.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *