Pse nuk u arrestua dhe Sali Berisha, si dhëndri?

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku komentoi nga pikëpamja juridike dhënien e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Berisha.

Spahiu tha se tashmë Berisha është nën hetim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe ndaj tij do të vijojë një hetim penal.

Ai shtoi se SPAK me masat e sigurisë së dhëna ka provuar se përgjegjës për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, janë sipërmarrësi Fatmir Bektashi, Jamarbër Malltezi, të arrestuar tashmë dhe ish-kryeministri Berisha.

Sipas tij SPAK e pati “dorën e lirë” të jepte masën e sigurisë “Arrest me burg” për Malltezin dhe Bektashin pasi ata nuk gëzojnë imunitet.

Nëse do të jepej masa e sigurisë “Arrest me burg” për Berishën, do të duhej miratim nga parlamenti, theksoi ai.

“Për dijeninë e publikut në këtë çështje penale kemi 3 të pandehur. SPAK ka kërkuar marrjen të pandehur të tre subjekteve, të ish-kryeministrit Sali Berisha, të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe të sipërmarësit të firmës Fatmir Bektashi. Kemi tre subjekte të vënë nën hetim por me masa të ndryshme shtrënguese. Masat shtrënguese merren paraprakisht nga prokuroria për të garantuar një hetim të plotë dhe të paanshëm.

Kemi dy masa ekstreme të “Arrestit me burg”, për sipërmarrësin Bektashi, për dhëndrin e ish-kryeministrit Malltezi, ndërsa për Sali Berishën kemi një masë më të lehtë. “Detyrim paraqitje” është masa më e lehtë për dikë që është i përfshirë në një çështje penale.

Akuzat e bëra publike janë “Pastrimi i parave” për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, ndërkohë që për Berishëm rëndon akuza e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të parave”.

Malltezi dhe Bekteshi nuk kanë pasur imunitet dhe ndaj prokuroria e ka parë dorën e lirë. Në rast se SPAK do të kërkonte arrestimin e Berishës, atëherë SPAK do të duhet të merrte miratimin e Parlamentit”, tha Spahiu.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *