Po ofron paga deri 2300 euro, por fabrika kosovare s’po gjen punëtorë – tani ia mësyen Indonezisë

Puna e kësaj kompanie lidhet me prodhimin e metalit dhe eksportin e tij brenda dhe jashtë Kosovës, ku janë të punësuar mbi 50 punëtorë. Megjithatë, ky numër nuk është i mjaftueshëm për të përballuar kërkesat e punës në këtë biznes në Ferizaj.

Pronari Nijazi Musliu thotë se ka vështirësi serioze për të gjetur profesionistë të fushës, pavarësisht konkurseve të hapura së fundmi. Sipas tij, problemi nuk lidhet me pagat, pasi ato variojnë nga 1,000 deri në mbi 2,000 euro, në varësi të kualifikimit dhe pozitës së punëtorëve. Ai thekson se të rinjtë nuk shohin më perspektivë për të punuar në Kosovë dhe shpesh largohen pas vetëm pak ditësh pune.

Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendore, kompania është detyruar t’u drejtohet sërish punëtorëve të huaj, veçanërisht nga vendet aziatike si Bangladeshi dhe Indonezia. Megjithatë, përvojat e mëparshme nuk kanë qenë të qëndrueshme, pasi shumë prej tyre janë larguar pas disa muajsh. Aktualisht, kompania është në pritje të miratimit të vizave për punëtorë të rinj nga Indonezia.

Kjo situatë nuk është e izoluar, pasi shumë biznese në Kosovë përballen me mungesë të fuqisë punëtore, sidomos pas liberalizimit të vizave. Sipas Jusuf Azemit, rreth 180 mijë punëtorë kanë emigruar dhe nuk janë kthyer më. Ai thekson se problemet si mungesa e transparencës, mosrespektimi i të drejtave të punëtorëve dhe vonesat në paga po ndikojnë në këtë situatë, ndërsa shkalla e papunësisë në Kosovë mbetet rreth 13.9%.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *