PLANI: Si Ilir Metaj do përgjonte shokun e ngushtë në restorant

Zbulohet një tjetër dokument, ku tregohen të gjitha detajet teknike se ish-presidenti Ilir Metaj u pagua 50 lekë nga Sigurimi i Shtetit, me synim që të përgjonte shokun e tij të fakultetit, Filip Talon. E gjithë ngjarja ishte inskenuar që të realizohej në një restorant në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Pak ditë më parë, u publikua dokumentin ku tregoi se shtetasi Ilir Metaj do të bashkëpunonte me ish-Sigurimin e Shtetit për të përgjuar një shokun e tij.

Dokumenti sekret, i cili është deklasifikuar një vit më parë, mban datën 6 shkurt të 1989-ës dhe është një vendim për tërheqjen e parave nga fondi sekret për interesa operative të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ish-presidenti, 50 lekëshin pretendohet se duhet ta përdorte për të paguar darkën në restorant, në të cilin ishin bërë gati edhe të gjitha pajisjet e përgjimit, nëpërmjet të cilave Ilir Metaj do të nxirrte zbuluar shokun e tij. Gjithë veprimet nga ana e Metës erdhën, pasi Filip Talo kishte vendosur të arratisej drejt Greqisë dhe këtë informacion e ndau në mirëbesim me shokun e ngushtë.

Në dokumentin e mëposhtëm të siguruar nga CNA, është e detajuar edhe gjithë skema e përgjimit, nga mikrofonat, kabllot, instalimet për përgjigjet audio.

“Kopjimi dhe përdorimi i çelësave të tyre në raste të jashtëzakonshme dhe vetëm me miratim të ministrit të Punëve të Brendshme. 20. Sektori i Teknikës Operative, në qendër mban këto evidenca: -Regjistrin e objekteve ku janë instaluar mjetet e teknikës Operative Stacionare (sipas modelit të bashkëngjitur). -Regjistrin e veprimeve të kryera me teknikë aktive dhe të dorëzimit të informacioneve (sipas modelit bashkëngjitur). – Fashikujt me dokumentet e instalimeve stacionare, të cilat duhet të përmbajnë vendimin për vendosjen e një skice të saktë të instalimit, fletën e kontrollit mujor për monitorimin për vendosjen në banesat ku ka instalime të teknikave aktive të një objekti tjetër, raportin e miratuar për instalimin, planin e masave për ruajtjen e instalimit dhe punimet e ndryshme eventuale etj. – Fashikullin e skicave të instalimeve stacionare, të cilat janë çmontuar vetëm mikrofonat, ndërsa kabllot në banesë”, thuhet ndër të tjera në dokument.

Ilir Metaj do ta çonte shokun e tij, Filip Talo, te një restorant për të konsumuar një darkë, për të kryer një përgjim ndaj tij për arratisjen nga vendi. Këtë e tregojnë pagesat e vëna në dispozicion, si dhe mjetet e vendosura në përdorim për këtë rast.

Ish-presidenti Metaj nuk e ka pranuar faktin që të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, por ka theksuar se kanë qenë dy Ilir Metaj, megjithëse në dokumentet e deklasifikuara thuhet një politikan i lartë shqiptar.

Ende nuk ka dalë një tjetër autor apo vetë ish-presidenti nuk ka zbardhur asnjëherë të vërtetën deri në fund, duke krijuar dritëhije për një ngjarje që është akuzuese për Metën./CNA.al

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *