“Për hir të vajzës”, Elia Zaharia rrëfen prapaskenat e skandalit mbretëror

Aktorja Elia Zaharia në një lidhje telefonike në emisionin “Zona Zero” në Top News rrëfeu detaje nga situata e ndodhur mes familjes së saj dhe ish-bashkëshortit, Princit Leka.

Elia tha për gazetarin Milaim Zeka se konflikti me ish-bashkëshortin ishte “një rrufe në qiell të hapur”, pasi deri në ato momente, procesi i ndarjes po shkonte paqësisht.

Ajo tha se edhe vajza e tyre, Princesha Geraldina ishte e pranishme në momentin kur ndodhi konflikti mes Princit Leka dhe babait të saj.

Intervista në emisionin “Zona Zero” në Top News:

Zeka: Si jeni njohur me Princin?

Elia Zaharia: Jemi njohur në Tiranë gjatë pushimeve verore, kur unë kthehesha një herë në vit për të takuar familjarët.

Zeka: Kishe dëgjuar që nga oborri mbretëror ishte planifikuar që Princi të martohej me vajzën e ish presidentit Rugova, Teutën?

Elia Zaharia: Asnjëherë, nuk janë diskutuar këto gjëra. Nuk kam një koment, se nuk është diçka që më përfshin.

Zeka: Pse keni reaguar në mënyrë aq të rreptë apo agresive, në video?

Elia Zaharia: Unë arsyet i kam sqaruar edhe në organet përkatëse. Për shkak të konfrontimit që pashë midis ish-bashkëshortit tim dhe babait. Nuk do të kisha zgjedhur kurrë që kjo të ndodhte dhe aq më tepër të servirej kjo, pasi është një moment intim, familjar. Përpos statusit, unë jam njeri prej mishi, gjaku dhe shpirti.

Zeka: Reagimi yt lidhet me atë anë njerëzore…

Elia Zaharia: Po por nuk do të doja të zgjatesha për diçka që është në organet hetimore. Nuk ka asnjë arsye tjetër, çdo gjë ka qenë e sqaruar paraprakisht. Kjo që na ndodhi për familjen time ishte një rrufe në qiell të hapur, pasi ndarja po shkonte normalisht.

Zeka: Vajza si e ka pritur këtë?

Elia Zaharia: Në konfrontimin tim me Princ Lekën, vajza nuk ka qenë e pranishme, por ka qenë e pranishme gjatë konfrontimit të tij me babain tim, për këtë jam e lënduar. Për hir të vajzës time kam zgjedhur të mos baltos kërkënd. Çdo gur që sot hidhet mbi mua apo babain e saj, nesër do të kthehet në peshë për të.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *