“Për çdo serb të vrarë, i vrasim 100 myslimanë”, deklarata e Vuçiqit për të cilën s’u pendua asnjëherë

“Për çdo serb të vrarë ne do të vrasim 100 myslimanë”, kishte thënë Aleksandar Vuçiq (presidenti aktual serb) në korrik të vitit 1995, vetëm disa ditë pasi u masakruan mbi 8000 myslimanë nga ushtria kriminale serbe në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Që nga ajo kohë, Vuçiq asnjëherë nuk ka kërkuar falje, madje ka shkuar aq larg saqë e ka mohuar gjenocidin e kryer nga Serbia në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Derisa gjenocidi i tmerrshëm ishte në ditën e nëntë, më 20 korrik 1995, një Vuçiq sfidues i tha botës:

“Ejani të na bombardoni, vritni një serb dhe ne do të vrasim 100 myslimanë. Dhe pastaj do të shohim nëse bashkësia ndërkombëtare guxon të sulmojë pozicionet serbe dhe ta trajtojë popullin serb në këtë mënyrë”.

Ai e filloi karrierën e tij politike si anëtar dhe më pas deputet i Partisë Radikale Serbe, një parti nacionaliste serbe e ekstremit të djathtë që synonte krijimin e Serbisë së Madhe duke i eliminuar vendet fqinje, edhe me gjenocid.

Vuçiq më pas mbajti postin kyç të ministrit të Informacionit në regjimin gjenocidal serb nën Millosheviçin gjatë masakrave në Kosovë, përfshirë masakrën e Reçakut, në të cilën forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Edhe për këtë masakër dhe të gjitha të tjerat që kanë ndodhur në Kosovë, Vuçiq nuk ka kërkuar falje dhe as është penduar, por vazhdimisht duke i mohuar krimet çnjerëzore. Ai e ka mohuar të ketë ndodhur ndonjëherë masakra e Reçakut.

“Gjithçka u shpik nga ai mashtrues, mashtrues dhe mashtrues global, Walker,” kishte deklaruar ai.

Vuçiq aktualisht është president i Serbisë, i cili kohë pas kohë flirton me Rusinë, në kohën kur ajo është duke e zhvilluar agresionin e saj në Ukrainë.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *