Pastrim parash dhe korrupsion për aferën e ish-kompleksit Partizani, sa vite burg rrezikojnë Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi

GJKKO ka caktuar masa sigurie për Sali Berishën (detyrim paraqitje), Jamarbër Malltezin (arrest në burg) dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi (arrest në burg), i përfshirë në ndërtimet e pallateve në zonën ku ndodhej ish-Kompleksit Sportiv Partizani, duke i vënë para përgjegjësisë për një prej aferave më të mëdha korruptive të Berishës kur ai qeveriste vendin.
Dosja e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani me numër 287/2020, u regjistrua nga SPAK për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Për pastrimin e produkteve të veprës penale parashikohet 5-10 vite burg, ndërsa kur vepra kryhet në bashkëpunim dhe sjell pasoja të rënda siç është edhe rasti i tjetërsimit të ish-Kompleksit Sportiv Partizani, parashikohet një dënim jo më pak se 15 vjet me burgim.

Në kallëzimin penal që Taulant Balla referoi në SPAK në vitin 2020, pretendohet se janë konsumuar veprat penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike në bashkëpunim, të falsifikimit të dokumenteve, pastrimit të të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale si dhe vepra penale e korrupsionit aktiv dhe pasiv.

Një pjesë të këtyre veprave penale janë parashkruar për shkak të kohës së gjatë të kryerjes së dyshuar të tyre, pasi operacioni abuziv për tjetërsimin e ish-Klubit Sportiv Partizani është finalizuar në tetor të vitin 2009.

Pastrimi i produkteve të veprës penale është një vepër objekt i ligjit anti-mafia të vitit 2009, i cili parashikon që përveç dënimit të autorit të veprës penale, konfiskohet edhe pasuria që është produkt i veprës penale, në rastin konkret prona publike ish klubi Partizani.

Sa i përket veprës penale për korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë, akuza e vetme me të cilën mund të përballet Sali Berisha, parashikohet 4 deri në 12 vite burg.

“Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet”. /Shqiptarja.com

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *