Paga mesatare në Shqipëri arrin në 87 mijë lekë, këto janë profesionet më të paguara

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në rreth 87 mijë lekë gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, paga mesatare shënoi një rritje prej 4.3%, ndërsa në raport me tremujorin e tretë të vitit 2025 u rrit me 4.4%.

Rritja e pagave në fund të vitit lidhet kryesisht me shpërblimet dhe pagesat shtesë që zakonisht jepen gjatë kësaj periudhe. Këto shtesa sezonale ndikojnë në rritjen e përkohshme të mesatares së pagave në muajt e fundit të vitit.

Sektorët me pagat më të larta mbeten aktivitetet financiare dhe të sigurimit, ku paga mesatare arrin rreth 173 mijë lekë në muaj. Pas tyre renditet sektori i informacionit dhe komunikacionit me rreth 131 mijë lekë, i cili njëkohësisht regjistroi edhe rritjen më të madhe vjetore të pagave me 7.9%.

Në anën tjetër, rritja më e ulët e pagave u shënua në sektorin e arteve, argëtimit dhe shërbimeve të tjera, me vetëm 2.2%. Sa i përket profesioneve, më të paguarit janë menaxherët, ligjvënësit dhe drejtorët ekzekutivë me rreth 135 mijë lekë në muaj, ndërsa specialistët me arsim të lartë paguhen mesatarisht rreth 115 mijë lekë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se rritjen më të madhe vjetore të pagave e kanë shënuar Forcat e Armatosura me 10.6%, të ndjekura nga nëpunësit me 6.2%. Në të njëjtën kohë vihet re edhe një zhvendosje e punësimit drejt pagave më të larta, pasi pjesa e të punësuarve që marrin mbi 120 mijë lekë në muaj u rrit nga 14.1% në 16.2% brenda një viti, ndërsa u ul përqindja e atyre që paguhen deri në nivelin e pagës minimale.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *