“Ose e imja ose e askujt”, vrasja e Klodiana Vefës e paralajmëruar: Po të numërohen ditët.. (Te tjera detaje)

Klodiana Vefa, 37-vjeçarja shqiptare që u vra në Itali nga bashkëshorti i saj, duket se është një krim i paralajmëruar. Të paktën kështu raportojnë mediat italiane pas zbulimit të disa detajeve të reja.

Martesa e Klodianës me bashkëshortin Alfred Vefa kishte marrë fund prej rreth 6 vitesh. 37-vjeçarja kishte një të dashur tjetër disa kohë më parë, ndërsa ky i fundit kishte takuar edhe Alfredin duke i kërkuar që t’i jepte fund lidhjes me Klodianën.

Por bashkëshorti nuk e pranonte ndarjen. Sipas informacioneve të fundit, ai e kishte kërcënuar disa herë Klodianën, duke i thënë “po të numërohen ditët” dhe “do të jesh e imja ose e askujt”.

Sipas hetuesve italianë që kanë mbledhur prova dhe kanë marrë dëshmi të tjera, kanë mundur të mësojnë se Klodiana Vefa ishte në dijeni që Alfredi mbante një armë pa leje, por nuk kishte frikë.

Grupi hetimor beson se për vrasjen e 37-vjeçares nuk kishte një shkak konkret, por ka qenë situata e nderë e akumuluar prej kohësh mes çiftit çka detyroi Alfred Vefën të ekzekutonte me 3 plumba 37-vjeçaren, nënë e dy fëmijëve. Mikesha të Klodiana Vefës e kanë përshkruar bashkëshortin e saj si një njeri të dhunshëm.

“Para disa vitesh më në fund arriti që të ndahej nga bashkëshorti, ishte një burrë jo i mirë. Ishte njeri i dhunshëm, e dinim të gjithë. Ai i ushtronte dhunë psikologjike. Ajo ishte gjithmonë e qeshur dhe e gëzuar, ndryshoi krejtësisht kur ishte me të. Ai ishte njeri i frikshëm, por ajo nuk e denoncoi kurrë atë”.

Trupi i pajetë i Klodiana Vefës u gjet nga fëmijët e saj. Ndërsa autori, Alfred Vefa u arratis pas krimit. Ai vijon të jetë në kërkim nga policia italiane. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në qytetin Castelfiorentino.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *