Orgjia me 14-vjeçaren / Habit psikologia Berisha: Vajza është rritur nëse i kanë ardhur mestruacionet, burrit tim i gjeta 2 dashnore

Psikologia dhe aplikantja e besimit islam Ikbale Huduti Berisha ka komentuar skandalin e rëndë me mjekun e Sanatariumit Dervish Hasi, i cili për 2 vite mbajti një të mitur si gruan e tij të katërt.Vajza sot është 16 vjeçe, por kardiokirurgu ka nisur abuzimin para dy vitesh, kur ajo ishte 14 vjeçe.

Në një intervistë për RTSH, psikologia Ikbale Huduti Berisha tha se vajza konsiderohet e rritur nëse asaj i kanë ardhur mestruacionet dhe prindërit vendosin që ta martojnë, një deklaratë që shkaktoi reagime të forta në studio.

Psikologia habiti një vit më parë, kur tha se burrit të saj ajo i kishte gjetur dy të dashura. Më herët Ikballe Berisha – Huduti u arrestua nga Policia e Kosovës pasi doli kundër vrasjes së gjeneralit Iranian Qasem Soleimanit, ndërsa kërkoi hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mjeku kardiokirurg i Sanatoriumit, Dervish Hasi, i cili akuzohet se mbajti për rreth 2 vjet një të mitur 16 vjeçe si gruan e tij të katërt, do të qëndrojë në burg pa afat nën akuzën e “trafikimit të të miturve” dhe “pornografisë”, duke rënë në këtë mënyrë vepra penale fillestare me të cilën u referua materiali në prokurori, ajo e “prostitucionit”.

Veprat penale janë në përputhje me provat që akuza ka mundur të administrojë, nisur nga komunikimet dhe videot e gjetura në celularin e Hasit. Prokuroria në ngarkim të tij nuk ka mundur të ngrejë akuzën e “marrëdhënieve seksuale me të mitur” pasi në kohën që janë njohur e mitura kishte kaluar pragun 14 vjeç që e kap kjo vepër penale.

Në një seancë me dyer të mbyllura në Gjykatën Penale të Tiranës, 42-vjeçari iu referua të miturës sërish me termin “gruaja ime”, duke mohuar akuzat që rëndojnë në drejtim të tij.‘Asnjëherë në jetën time nuk kam bërë ndonjëherë trafikim apo pornografi me gruan time.

Nëse i kam bërë atëherë jam dakord që të qëndroj në burg.’- tha Hasi.

Përpara gjyqtares Marinela Osmani dhe prokurores Alma Felaj, Dervish Hasi pretendoi se më herët ka bërë kërkesë në gjykatë për autorizim për martesë me të miturën, por nuk i ishte dhënë.

Sipas tij, ligji parashikon që pas moshës 16-vjeçare të kërkohet autorizim kur pretendohet për lidhje martese, e cila në raste të veçanta mund të kryhet duke analizuar rrethanat.

Megjithatë, habia në këtë rast qëndron pasi zyrtarisht Dervish Hasi është i martuar ligjërisht me një grua, me të cilën ka lidhur kurorë vite më parë dhe ka 3 fëmijë, ndërsa 2 gratë e tij të tjera nuk i ka me dokumente pasi nuk e lejon ligji, me të cilat ka edhe 4 fëmijë të tjerë, 7 në total.

Tri gratë e tij nuk e ndihmuan aspak hetuesit për ngjarjen, ndërsa vetë vajza e mitur u tha se nuk e kishte detyruar Hasi, edhe pse dyshohet se ai e ka indoktrinuar.

Prokuroria e Tiranës pritet të hetojë në vijim çdo lidhje të dibranit Hasi me rryma të devijuara fetare, në të cilat mund të ketë qenë pjesë dhe që rast si ky të jetë kthyer në fenomen.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *