Nuk po ja lejojnë të takojë djalin? Mes lotësh Meriton Mjekiqi flet nëse ka folur me ish partnerin dhe djalin e tij të vogël në Austri

Meriton Mjekiqi ka folur gjithashtu dhe për raportin me djalin e tij dhe për kauzën që ai zgjodhi të luftonte në “Big Brother VIP 3”.

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri falënderoi mamanë e djalit të tij dhe se është i gatshëm të ndihmojë të gjithë fëmijët me autizëm me mundësitë që ka.
“Publiku e ka njohur Meritonin në krejt ngjyra të tij.

Meritonin kur qesh, Meritonin kur është shumë nervoz, Meritonin kur shan, Meritonin kur lumturon, Meritonin kur është shokë i mirë, Meritonin baba, Meritonin kur dashuron, Meritonin e mërzitur. Ajo eksperiencë më ka rritur shumë dhe më ka bërë të kuptoj shumëçka. Dhe ishte diçka shumë e bukur për mua.

Përveç dashurisë të publikut që kam marrë dhe jam shumë krenar që një shqiptar të Kosovës e kanë përqafuar dhe e kanë dashur. Po flas në raport me lojën dhe pjesën e brendshme të shtëpisë. Dhe jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë BB. Ndoshta do përmirësoja diçka.”

Keni mundur të kontaktoni me mamanë e djalit? “Më pyeti dhe Ledioni në Post-Big Brother dhe përgjigja është po e njëjtë.

Unë do të shkoj në Austri dhe do takoj djalin tim. Djali është mirë, gjithçka është Ok, duke falënderuar mamanë e Loarit, për kujdesin që ka bërë ndaj Loarit”.

Ke arritur të flasësh? “Për momentin jo, por jemi ‘ok’.”

Besoj se i ke parë reagimet që mamaja e djalit ka bërë?

“Jam munduar t’i largohem kësaj pjese, edhe pjesa e familjes së mamit të Loarit, dua të largohem nga kjo pjesa që të flasë për të, por gjithmonë i jam falënderues për atë që ka bërë për Loarin. Nga ana ime gjithçka është mirë”.

“Unë e kam ruajtur sepse nuk kam dashur të ngarkojë asnjë njeri që është përtej familjes dhe të shqetësoj më shumë seç duhet. Gjërat e mia i ruaj dhe mundohem t’i përballoj në veten time. Dhe mundohem mos t’ia tregoj askujt tjetër, flas për njerëzit e mi të afërt, sepse e di që do e përjetojnë njësoj si unë.

Pastaj qëllimi pse hyra unë ishte përtej se sa një lojë. Gjithçka kishte të bënte me kauzën time, duke treguar historinë time, me djalin tim dhe fëmijët e tjerë që janë me autizëm. Do të jetë iniciativë nga ana ime dhe shumë fytyra të tjera publike që e kanë përqafuar

këtë kauzë timen, unë do të vazhdoj të merrem duke u nisur nga vetja, djali im dhe fëmijët e tjerë që janë me autizëm, duke e ditur se sa të shtrenjta janë seancat që kanë fëmijët me autizëm. Do të ndihmoj me aq sa mundem, sepse e kam përjetuar vetë.”

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *