Nuk ndodhte prej dy dekadash, tjetër lajmi i keq për vendin tonë, ja cfarë u zbulua

Jo vetem popullsia e vendit, por edhe numri i familjeve shqiptare po pëson një rënie të shpejtë. INSTAT raportoi se në vitin 2022, në të gjithë vendin numëroheshin 758,973 familje, ose 6,578 më pak se vitin se në vitin 2021.

Të dhënat e raportuara nga INSTAT, të cilat datojnë që nga viti 2007, tregojnë se kjo ishte rënia më e madhe që nga kjo kohë.

Gjatë dy dekadave të fundit, popullsia e vendit erdhi në rënie, por njësitë familjare ishin në rritje. Kjo ndodhi pasi stili i jetesës e ndryshoi strukturën e familjes gjatë tranzicionit.

Më parë, gjatë komunizmit, kishte më shumë se një kurorë në një familje, por kjo nuk është e zakontë tani kur fëmijët në moshën madhore të martuar ose jo, zhvendosen si familje më vete.

Emigracioni masiv që po vijon edhe në dekadën e tretë të tranzicionit ka nisur të reduktojë edhe numrin e familjeve, të cilat po bien në mënyrë sistematike që nga viti 2019 e deri më 2022 e në vijim.

Në vitin 2018 numëroheshin rreth 3100 familje më shumë se më 2017, ndërsa në vitin 2019, njësitë familjarë ranë me rreth 1000, në vitin 2020 rënia ishte me shumë se 2600 familje, me 2021 ishin 3400 familje më pak dhe me 2022 rënia u dyfishua me mbi 6600 familje.

Të dhëna më të detajuara referojnë se rënia u krijua nga një eksod masiv vitin e kaluar drejt Britanisë së Madhe me gomone, ndërsa dhe largimet drejt vendeve të Bashkimit Europian u shtuan.

Të dhënat e Eurostat dhe Qeverisë britanike bënë të ditur se vetëm kërkesat për azil ishin 32 mijë persona, kryesisht të rinj, por një pjesë e mirë e tyre emigruan me gjithë familjen.

Sipas INSTAT, popullsia e vendit më 1 janar 2023 është 2,761.785 banorë, duke pësuar rënie me 1,1%, krahasuar me 1 janar 2022.

Migracioni neto i grave shënon vlerën -12.496 gra të emigruara më shumë sesa të kthyera në 2022. Migracioni neto i burrave është gjithashtu negativ, -20.001 burra të emigruar më shumë sesa të kthyer.

Migracioni neto negativ i burrave dhe i grave ka ndikuar në rënien e përgjithshme të popullsisë dhe familjeve gjithashtu.

Anketa të mëparshme nga INSTAT kanë gjetur se emigracioni në dekadën e fundit mori tiparet e largimit të njësive familjare. Pas heqjes së vizave në vitin 2013, shanset për të emigruar me gjithë familjen u rritën.

Gjeografia e emigracionit ka prekur edhe qarqet me nivelin më të lartë të jetesës siç është Tirana, Fieri dhe Durrësi, ku të ardhurat mesatare të familjeve janë përgjithësisht mbi mesataren kombëtare.

Anketa e emigracionit 2011-2019 ka gjetur se, qyteti i Shkodrës pati nivelin më të lartë të emigracionit në raport me popullsinë e qarkut.

Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7%, ose me 102 mijë persona gjatë 2011-2019, por 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje. Anketa ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera.

Gjatë periudhës, 10.3% e familjeve të qarkut kanë emigruar.

Të dhënat tregojnë se fenomeni e emigrimit me familje është thelluar më tej gjatë 2019-2022, pasi kjo reflektohet në reduktim të njësive familjare në këtë periudhë. /Monitor/

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *