‘Nuk ka mbetur gjë tjetër veçse ta zgjidhë me a*më…’ PARSHIKOHEN TRAZIRA, zbardhet pjesa nga kallëzimi penal në SPAK ndaj Luiz Ejllit

Një ndërtim në zonën e Shirokës, ka nxjerrë në skenë në rolin e sekserit dhe shantazhuesit këngëtarin e njohur, dhe fituesin e Big Brother Luiz Ejlli.

Ky i fundit, ka tentuar që përmes kërcënimeve, të ndërhyrjë te drejtori i IKMT-së Agim Ismaili, që biznesi që po ngrihej në zonën e Shirokës, pa leje, të mos shëmbej.

Por Ismaili ka këmbëngulur që t’i qëndrojë vendimit të tij për shembjen e objektit,

vendim i cili është zbatuar pavarësisht largimit të tij nga detyra në muajin Nëntor të vitit të kaluar.

Me emërimin e drejtorit të ri të IKMT-së, Ervin Hoxha, personat që kishin denoncuar objektin pa leje,

pjesë e strukturës së IKMT’së në Shkodër, e kanë gjetur veten të shkarkuar nga puna, ndërsa iu është dërguar dhe një mesazh, ku iu bëhej të fala nga Luiz Ejlli.

Shkarkimi i tyre mban datën 19 dhjetor 2023, ndërkohë që punonjësit që e kanë gjetur veten në rrugë,

kanë çuar në SPAK Ervin Hoxhën duke zbuluar dhe të gjitha prapaskenat e lirimit të tyre nga detyra.

Pjesë nga kallëzimi në SPAK

Sapo është marrë vendimi për prishjen e objektit, Luiz Ejlli ka marrë me urgjencë kreun e IMT Shkodër, Agim Ismaili dhe i ka kërkuar atij një takim.

Takimi është zhvilluar në datë 17.10.2023. Në kallëzim thuhet se Luiz Ejlli ka kërkuar që të mos ndërhyhet për prishjen e këtij objekti, të paktën për disa javë derisa ta legalizonin.

Ismaili i ka kërkuar edhe Drejtorit që ka bërë kallëzimin që të marrë pjesë në këtë takim.

Në kallëzim, thuhet se në momentin që këngëtarit iu komunikua se nuk ka asnjë hapësirë ligjore që të mos prishet ky objekt, ai ka kryer një telefonatë në prani të zyrtarëve të IMT.

Personi me të cilin ka komunikuar nuk dihet, por biseda është zhvilluar me zë të lartë përmes telefonit, dhe sipas kallëzimit personi në fjalë ka lëshuar kërcënime kundrejt zyrtarëve duke u shprehur se “nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse ta zgjidhë me armë”.

Tentativat e Luiz Ejllit për të ndërhyrë te kreu i IMT shkuan dëm dhe më pas në datë 20.10.2023 është prishur objekti.

Telefonata e Luiz Ejllit kishte shtuar dyshimet e zyrtarëve të IMT-së se pas ndërtimit të këtij objekti nuk fshihej 79-vjeçari, por persona të tjerë.

Kështu, zyrtarët u vendosën në lëvizje për të gjetur ‘kokën’ dhe kanë kryer disa inspektime te fabrikat e betonit me qëllim për të rënë në gjurmët e personit që ka kryer blerjet për këtë godinë.

“Pas këtij operacioni të IKMT dhe veprimeve të tjera verifikuese administrative, kam vijuar detyrat normalisht megjithëse shpeshherë kam dëgjuar se ai ndërtim që prishëm: Është ndërtuar nga anëtar të grupit kriminal të “Bajrave” në Shkodër.

Luiz Ejllit i është premtuar një pjesë e atij ndërtimi nëse do arrinte të shpëtonte prishjen e tij.

Për prishjen e tij do hakmerreshin ndaj meje e të tjerëve.

Mirëpo këto të dhëna nuk i kam vlerësuar e as marrë në konsideratë për shkak se të gjitha veprimet e kryera prej meje kanë qenë në përputhje me parashikimet ligjore dhe i përgjigjeshin më së miri paligjshmërisë së konstatuar”, thuhet në kallëzimin e depozituat në SPAK. /ZËRI

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *