“Nuk do të ketë më seanca normale”, Luan Baçi: Opozita do reagojë, nuk ka kthim mbrapsht

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi thotë se në parlament nuk do të zhvillohen më seanca normale, për sa kohë, që sipas tij, mazhoranca nuk do të respektojë të drejtat e opozitës, lidhur me kërkesën për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare.

Në një intervistë për ABC News, Baçi u shpreh se aksion i opozitës është reagim ndaj veprimeve të mazhorancës dhe shtoi nuk do të ketë kthim mbrapsht.

“Absolutisht, në plan të parë, nuk vëmë interesat personale, nuk vëmë kërkesën hetimore parlamentare dhe kemi lënë mënjëanë, por kemi vënë në plan të parë interesat e qytetarëve. Interesat e qytetarëve janë ato që në fakt vë opozita, që është e votuar nga qytetarët dhe është opozita ajo që shpreh pakënaqësinë e qytetarëve, pakënaqësinë jo vetëm të demokratëve, votues të opozitës, por edhe atyre qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm, qoftë edhe socialistë të ndershëm, të zhgënjyer, që nuk u plotësohen kërkesat e tyre gjatë qeverisjes së kësaj mazhorance. Më duhet të them që opozita nuk po bën bllokim parlamenti. Nuk kanë për t’u zhvilluar seanca normale, dhe në vazhdimësi ky është një aksion i opozitës, i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm, nuk ka kthim mbrapsht, boll më me lojërat e Edi Ramës dhe mazhorancës. Arsyen pse, a e dini?

Ka një arsye shumë të thjeshtë. PD nuk kërkon privilegje nga mazhoranca, nuk kërkon absolutisht mëshirë nga mazhoranca, nuk bëjmë grindavecin për të tërhequr vëmendjen dhe as për të krijuar lajm. Nëse mazhoranca nuk do ta provokonte opozitën, nëse mazhoranca do të zbatonte rregulloren e parlamentit, do t’i krijonte hapësirat e duhura opozitës dhe nuk do të shkelte të drejtat e saj, atëherë do të kishte zhvillime normale të seancave parlamentare. Opozita ka bërë 8 kërkesa për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare. Kërkesat për komisionin hetimor parlamentar, janë kërkesa që ne i jep të drejtën kushtetuta dhe nëse firmoset nga numri i duhur i deputetëve, atëherë mazhoranca është e detyruar ta ngrejë komisionin hetimor parlamentar dhe jo ta hedhë në votë, nuk ia jep të drejtë kushtetuta, nuk e ka me ligj, nuk e ka me rregullore dhe ky është paradoksi më i madh.

Këtu ka një detyrim përcaktim, kërkesa që ka bërë PD, është e firmosur nga 43 deputetë për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare. A e dini se çfarë duhet të bëjë mazhoranca? Me të marrë kërkesën, zonja Nikolla, drejtuesja e seancës, duhet menjëherë të bëjë publikimin e kërkesës në parlament dhe të bëjë miratimin e kësaj kërkese, duke propozuar anëtarët e mazhorancës, që do jenë anëtarët e këtij komisioni hetimor parlamentar dhe jo ta hedhë ne votë dhe ta rrëzojë”, theksoi ai./abcnews.al

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *