Një tjetër rast trafiku kokaine me kontejnerin e “Bana- King” të trafikantit në kërkim Trifon Murataj

Më 13 dhjetor 2023, në Portin e Durrësit u shoqëruan nga Policia e Shtetit mbi 20 persona të kompanisë private portuale malteze “Mariner Adriatic Sh.p.k”, e cila prej datës 25 shkurt 2021, menaxhon terminalin e kontejnerëve, me licencë të dhënë nga qeveria shqiptare.

Po kështu, policia e Durrësit shoqëroi dhe trupën e policisë kufitare të Portit Detar dhe u pyetën për 1 kontejner të firmës “Bana King”, për të cilin kishte informacione për një sasi kokaine.

Denoncimi është ky:

Më 8 dhjetor 2023, kontejneri i kompanisë “Bana King” me pronar trafikantin Trifon Murataj, është lejuar të dalë nga terminali dhe nga Porti i Durrësit, pa iu bërë kontroll fizik, skanim e procedura doganore dhe është futur në një parking në Shkozet.Pas 3 orë e 30 minuta, kontejneri i “Ban King” me kokainë, që u lejua të dilte nga terminali i Portit të Durrësit pa asnjë kontroll; është lejuar të futet përsëri në port e terminal pa asnjë kontroll, madje u parkua te vend-qëndrimi i caktuar për të, i cili ishte mbajtur bosh nga policia kufitare dhe punonjësit e firmës private të terminalit.

Ky rast shoqërimi pas 5 ditësh, i punonjësve të firmës private dhe policëve të kufirit, që lejuan nxjerrjen nga terminali dhe rikthimin e kontejnerit të “Bana King” pas 3 orësh e gjysmë, nuk është regjistruar nga policia si hetim dhe kronologji lëvizjesh të kontejnerit për trafik kokaine.Por është raportuar për gjoja dyshime rutinë kontrabande bananesh, kur dihet që kompania “Bana King” trafikon tonelata kokaine, madje pronari i saj Trifon Murataj është në kërkim ndërkombëtar prej 1 viti.

Maskimi e këtij rasti, pas gjoja rutinës për dyshime kontrabande bananesh, në kontejnerët e një kompanie që trafikon kokainë, është version qesharak i drejtuesve të policisë Durrësit, dhe i atyre që i kanë emëruar enkas për akrobaci e mashtrime të tilla.

Ajo që ndodh në të vërtetë me kontejnerë kokaine si “Bana King”, që lejohen të dalin dhe rikthehen në Portin Durrësit e në terminal pa kontroll fizik, pa skanim e pa kontroll doganor, ka të bëje me ndryshimin e drejtuesve të Policisë Durrës dhe të kufirit në Portin Detar.

Siç ndodhi me këtë rast, ka ndodhur e po ndodh në shumë raste; sepse drejtuesit e policisë e të kufirit në Durrës, çuditërisht prej 1 viti e gjysmë nuk kanë kapur as 1 gramë drogë megjithëse nga porti Durrësit hyjnë e dalin sasi të shumta droge; madje për terminalin është krijuar një njësi speciale, për gjurmimin dhe kontrollin fizik të kontejnerëve.

Por droga kalon lirshëm, sepse njësia drejtohet nga Gramoz Traga, një ish-oficer policie me dosje të zezë, ri-kthyer në polici “me porosi”, enkas për të drejtuar këtë njësi speciale të kontejnerëve, me mision për të lejuar trafikun e drogës.Por dhe nga Gazmend Demrozi, kryepolic i skeduar për mbjellje droge dhe lidhje me trafikantë e kriminelë kur ishte drejtues në Fier, Berat, Shkodër, Burrel, Kavajë dhe Dibrër.

Ministri Taulant Balla duhet ta fillojë urgjent spastrimin, nga drejtuesit e emëruar me sponsorizim të grupeve mafioze si në rastin konkret për të larguar ata që shërbejnë për të pastruar kokainën nga kontejnerët e “Bana King”…/Pamfleti

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *