Nga pjatalarës në trashëgimtar i italianit të pasur, historia e Markut nga Puka

I ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare”, ishte Mark Ndoj nga Puka i cili tregoi historinë e tij se si nga pjatalarës u kthye në ortak dhe trashëgimtar i një italiani të pasur. Marku emigroi në Itali me gomone, u nis nga Bari drejt Romës dhe për 9 muaj jetoi tek djali i xhaxhait, por nuk gjente punë. Ai vendosi të kthehej në Shqipëri tek familja dhe djali i tij që po rritej, por përpara kësaj mendoi të qëndronte edhe një ditë.

“200 metra pa mbërritur tek vendi ku kërkoja punë më ndalon një motorr tek këmbët. Më thotë “do vish në punë?”. E shikova si i habitur dhe ai më thotë sërish “do vish apo jo apo të shkoj të marr ndonjë tjetër?”. Unë pa e menduar fare i mora kaskën dhe hipa në motorr. Më çoi afër Koloseut ku po ndërtonte një garazh. Më la aty dhe iku, nuk bisedova fare. Aty ishin dy rumunë, mjeshtra dhe unë bëja ndihmësin e tyre, llaç e pastrime. Pas dy ditësh që mbaroi puna vjen dhe më jep paratë e më përshëndet për të ikur. Mendova që t’i kërkoj punë sërish.

Ai më tha që nëse ke nevojë për punë, kam sa të duash. I thashë që po dhe ai nxorri një letër e më shkruajti adresën e një hoteli duke më thënë që do shkosh aty për të punuar si pjatalarës. Mendova t’i tregoj të vërtetën që unë jam klandestin, pa dokumenta dhe nuk mund të punoja por ai më thotë që të shkoja gjithsesi.

Të nesermen shkova tek hoteli dhe pashë që ishte një hotel me 5 yje në një zonë ku zakonisht rrinin personat VIP. Më vinte turp të futesha brenda dhe e mora në telefon. Ai më tha që të futesha brenda tek hoteli por unë nuk u futa derisa doli ai vetë të më merrte. I tregova historinë e jetës time, vuajtjet që kisha kaluar për të ardhur në Itali dhe vendimin që kisha marrë për t’u rikthyer në Shqipëri nëse nuk do gjeja punë. Ai më tha që çdo gjë rregullohet, vetëm vde. kja nuk ka zgjidhje”, tregoi Marku.

Marku filloi punë si pjatalarës në hotelin e italianit të pasur, Masimos dhe punoi atje 9 muaj. Italiani krijoi shumë besim tek Marku dhe e ndihmoi të bënte dokumentat për të sjellë familjen në Itali. Pas 4 vitesh i ofroi Markut që të ishte ortak në bizneset e tij dhe vendosi emrin e shqiptarit mes listës së pasardhësve që do u trashëgonte pasurinë.

Masimo e kishte ndarë pasurinë mes 3 nipërve dhe Markut. Mirëpo Marku nuk pranoi të ishte pjesë e testamentit duke parë xhelozinë e nipërve të Masimos. Ai e kishte thirrur sot italianin në “E diela shqiptare” për ta falenderuar dhe për t’i ofruar të jetojë me të dhe të kujdeset për të

Masimo tregoi se ishte ndershmëria e Markut ajo që e bëri të kishte besim tek ai. Dikur Marku kishte gjetur një çantë me para dhe dokumenta dhe ja kishte dorëzuar Masimos. Aty Masimo ishte bindur se Marku duhet të ishte ortaku i tij. Italiani i pasur ka vendosur që këtë muaj të hapë edhe një disko me emrin e Markut, biznes të cilin do ta kenë bashkë.

Related Posts

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *