Nga Kosova drejt bregdetit shqiptar/ Aksidentohet autobusi me pensionistë (FOTO)

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:11, një autobus i cili po transportonte pensionistët e Kaçanikut në një udhëtim drejt Shqipërisë, është përfshirë në një aksident në rrugën Carralevë-Duhël.

Tre persona u lënduan nga përplasja mes autobusit dhe një kamioni, tha Policia e Kosovës.

Tre të lënduarit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Pasagjerët, pensionistë nga Kaçaniku, kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë transportuar në autobusin tjetër të kompanisë.

Agjencia tha se ata ishin nisur drejt bregdetit të Shqipërisë.

“Njoftohen te gjithe familjaret e pensionisteve te Kaçanikut të cilët kanë qenë duke udhëtuar nga Kaçaniku në drejtim të bregdetit shqiptar, dhe gjatë rrugës kanë pasur një aksident mirëpo falë zotit të gjithë pasagjerët janë mirë dhe nuk kanë lëndime serioze, ndërsa pasagjerët janë transportuar me autobusin tjetër dhe janë rrugës për në bregdetin shqiptar”, tha kompania.

“Sot me datë 10.09.2024, rreth orës 07:11 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Carralevë-Duhël. Në aksident janë të përfshirë një autobus dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit së paku tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupor dhe janë transportuar për në emergjencë në QKMF në Suharekë. Policia ka dalë vendngjarje dhe është duke u marrë me rastin. Pasi që autobusi është rrotulluar në krah kanë intervenuar edhe zjarrfikësit për t’i nxjerrë pasagjerët”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, the lawn glowing gold in the sunlight, when something unusual caught my eye in the grass. From a distance, it looked like…

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *