Nëna e të miturës së vetëvarur në Pogradec thyen heshtjen dhe akuzon ish-bashkëshortin: Në takimin e fundit mësova se vajza dhunohej

Miranda Cani, në një lidhje telefonike nga Greqia ka treguar detaje mbi keqtrajtimin e të bijës nga i ati edhe pse në trupin e saj nuk u gjend asnjë shenjë që fakton të kundërtën.

Dy javë pas ngjarjes së rëndë, ku një e mitur u gjet e pajetë në kasollen e bagëtive nga gjyshja dhe njerka e saj, prokuroria e Korçës ka rihapur hetimet. Ngjarja fillimisht u raportua nga familjarët si vetëvrasje. Policia konfirmoi versionin e familjarëve por nëna e viktimës, e cila kishte 5 vite e divorcuar, ngre akuza se e bija nuk është vetëvarur. Në një intervistë me gazetaren Odeta Dume, ajo ka rrëfyer detaje të reja mjaft tronditëse që hedhin dritë mbi keqtrajtimet që të miturës i janë bërë nga i ati dhe gjyshi i saj. Madje, ky i fundit e kishte kërcënuar të miturën para syve të saj.

‘Të martën më datë 22 gusht më kanë marrë në telefon në mbrëmje… ka qenë ora 22:00 dhe unë kam qenë në punë këtu në Greqi. Lajmin e kam marrë nga nëna ime dhe në Shqipëri kam arritur pa ndjenja…Ditën tjetër doktori më ka thënë që nuk ka asnjë shenjë dhune dhe asnjë shenjë varje. Vajza ime nuk është varur. Unë e kam deklaruar edhe tek policia e Pogradecit sepse dua të gjej të vërtetën e vajzës. Çfarë i bënë vajzës time? Nëse shteti, prokuroria, policia nuk do ta gjejë të drejtën, unë do ta gjej vetë sepse jeta ime mori fund. Jam betuar ditën e varrimit të vajzës që unë do t’i shkoj deri në fund kësaj ngjarje.’- rrëfen nëna biologjike mes lotësh.

Më pas, mes lotësh, Miranda Cani rrëfeu takimin e parë dhe të fundit me të bijën pas 5 vitesh ndarje. Një takim që kishte zgjatur vetem pak minuta në praninë e gjyshit.

Gazetarja: Këtë verë, ju keni pasur mundësinë të takoni vajzën për herë të parë që pas divorcit 5 vite më parë. Mund të na tregosh rreth këtij takimi!

Miranda Cani: Takimin me vajzën e kam realizuar me ndihmën e administratorit të fshatit. Ai më tha s: “Do e takosh vajzën dhe ke leje për ta takuar gjysëm ore”. E kemi lutur shumë atë ditë të atin e vajzës dhe më në fund e nxorri gjyshi dhe halla e vajzës. Në momentin që e kam takuar vajzën, më ka përqafuar…nuk e prisja këtë takim nga ime bijë dhe mua më ra të fikët kur e pashë, ishte rritur shumë… (qan) Më ka përqafuar dhe në momentin që i kam thënë: “Të të sjellë mami telefon që të flasim?”- më ka thënë: ”Jo se më rreh babi”. Vetëm kaq kam dëgjuar tek vajza. Në momentin që kemi mbaruar këtë bisedë ka ardhur gjyshi i vajzës dhe i ka thënë përballë meje: “Kur të vdes unë do ta takosh sërish nënën”. Vajza uli kokën dhe qau, unë kam hyrë në makinë se isha shumë e tronditur. Vetëm 5 minuta e pashë vajzën.

Gazetarja: Sipas fqinjëve që kanë pranuar të flasin për ngjarjen, kanë treguar se mungesa e nënës mund të ketë ndikuar në psikologjinë e vajzës.

Miranda Cani: Mua nuk më lanë që ta merrja vajzën me vete? Këdo që pyesja: “Si është vajza?”- më thonin që: “Vajza është mirë, shkon në shkollë”. Po bëja ç’mos ta merrja me vete, nuk ma jepnin. Mërzitja më e madhe që vajza ime mund të ketë patur ishte kur gjyshi i saj e kërcënoi në praninë time se nuk do më takonte më kurrë (qan) …dhe keshtu ndodhi….

Edhe pse kujdestarinë e të bijës gjykata ia hoqi, Miranda Cani kishte të drejtën e takimit çdo muaj me të bijën, gjë e cila nuk ndodhi kurrë, pasi familja e ish-bashkëshortit e pengonte gjithmonë.

Gazetarja: Pas divorcit, gjykata kujt ia kishte lënë kujdestarinë e vajzës?

Miranda Cani: Gjykata në një moment ma ka dhënë mua të drejtën për ta mbajtur vajzën, por përfundimtaren gjykatësja ia ka kaluar ish-bashkëshortit. Kam patur të drejtë takimi, por jo që nuk ma lanë ta takoja por nuk ma lanë as t’i flisja në telefon. Sikur një herë të ma kishin nxjerrë në telefon… Ai baba nuk mund të quhet prind. E kam lënë vajzën 6 vjeçe, nuk ma ka nxjerrë një herë në telefon. I kam shkruajtur një herë ish-burrit në messenger. I kam thënë: “Vetëm më lidh një herë, të flas në telefon të lutem”- por ajo më ka bërë bllok. Më ka thënë: “Lëre vajzën të qetë se është mirë sepse do ta shkatërrosh vajzën nëqoftëse i flet”- dhe pastaj më ka bërë bllok. Që atëhere nuk kisha ku të lidhesha më me vajzën.

Pas kallëzimit të bërë në Prokurorine e Korçës nga nëna e së ndjerës, kjo e fundit ka nisur tashmë hetimet, ndërsa pritet në ditët në vijim dhe dalja e autopsisë.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *