Nëna e Shpatit e revoltuar, paralajmëron dënim ligjor për ata që “spekulojnë”

Përmes një shkrimi të gjatë në rrjetet sociale, nëna e këngëtarit tashmë të ndjerë, Shpat Kasapi, Gjylymsere Kasapi ka reaguar për shkrimet të ndryshme në rrjete sociale dhe portale për marrëdhëniet e Shpatit me partneren e tij Selvije Jaho dhe me familjen e tij, përcjell TV21. Gjylymsere Kasapi ka falënderuar të gjithë për mbështetjen në këtë periudhë të vështirë, por njëkohësisht, ka kërkuar nga opinioni publik që ta lënë të qetë familjen, duke paralajmëruar ndjekje ligjore për ata që, sipas saj, “spekulojnë”

“I falënderoj të gjithë familjarët e familjes KASAPI, familjes sime nga prindërit e mi dhe natyrisht të gjithë shoqërisë sonë ne përgjithësi, kolegëve dhe artistëve nga te gjitha trevat shqiptare për mbështetjen dhe ndarjen me ne, të dhimbjes së madhe qe po përjetojmë me largimin nga jeta të SHPATIT tone të dashur për të gjithë…! Ne mënyrë të veçantë dua të falënderoj SELVIJEN time të dashur, shpirtin e shpitit tim Shpatit, i cili jo vetëm qe e dashuronte por, e adhuronte për butësinë, çiltërsinë, moralin e një bashkëshorteje të devotshme, e cila maksimalisht ishte e përkushtuar jo vetëm si bashkudhëtuese në jetën e tyre të përbashkët, por edhe si një nënë e shkëlqyeshme e nipit tim te vogël, ROELIT..! Kjo u vërtetua edhe me faktin se Shpati ndërroi jetë në kraharorin e Selvijes, mbi të cilët u hodh edhe Roeli, duke mos kuptuar se çka ndodhë…!!! Falënderim të sinqertë dua të shpreh edhe për familjen e Sefer dhe Elida Jao, Agimin dhe Besnikun, një familje e mrekullueshme, te cilët gjatë gjithë periudhës martesore të Shpatit dhe Selvijes, kanë qëndruar afër nesh gjithmonë, kurse Shpatin e kishin jo si dhëndrin por si djalin e tyre…! Çdo spekulim ndryshe nga kjo që me zemër të thyer dhe lot në sy prej nëne, vjehrre dhe gjysheje, do e dënoj jo vetëm moralisht por edhe ligjërisht…! Ju lutem atyre, që në këto momente mundohen të na shqetësojnë si familje në përgjithësi, cilindo prej emrave që përmenda më lartë, sidomos Selvijen time të dashur dhe të respektuar, e cila më mban të gjallë ne këto çaste të rënda për mua, të lejojnë t’a përjetojmë dhimbjen tonë të thellë dhe le të shohin punët e tyre personale..! Për fund, një FALEMINDERIM të thellë për gjithë ata qe na ngushëlluan për Yllin, Dritën dhe Birin tim dhe të tuajin SHPATIN…! PREHU NË PAQË SHPIRTI I MAMIT”, ka shkruar Kasapi.

Related Posts

Mother Finds Strange Substance in Son’s Room—What It Really Was Shocked Her

What started as a routine morning of cleaning around the house quickly turned into a moment of concern when I spotted several unusual fragments scattered across the…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *