Në janar s’kishte dëshirë të angazhohej në politikë, sot rikthehet me PS. Cili është plani i vërtetë i Vangjel Tavos?

Në fillim të këtij viti Vangjel Tavo deklaroi se nuk kishte asnjë dëshirë për t’u angazhuar në politikë.

Pas publikimit të shkrimit në gazetën greke “Kathimerini”, ku emri i tij përmendej si i përzgjedhur nga Edi Rama për të drejtuar përkohësisht Himarën derisa të merrte drejtim çështja “Beleri”, Vangjel Tavo pati reaguar për News 24.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në lajmet greke. Nuk kam asnjë dëshirë të angazhohem në politikë”, ishte shprehur Tavo më 6 janar.

Dy muaj më vonë befas ish-deputetit të LSI i rikthehet dëshira për t’u marrë me politikë. Qeveria sot e emëroi në postin e prefektit të Vlorës.

Dyshimet janë se mos ky emërim është për një plan më të gjerë, ai që pati shkruar “Kathimerini” më herët, se Vangjel Tavo mund të katapultohet për të drejtuar Bashkinë e Himarës qoftë dhe përkohësisht.

Posti i prefektit natyrisht që është politik, pasi është përfaqësuesi i kryeministrit në qeverinë loakle.

Rikthimi i Vangjel Tavos nuk duhet parë vetëm i lidhur me postin e prefektit të Vlorës dhe as me një drejtim të përkohshëm të Himarës prej tij sa të kapërcehet ngërçi me Athinën. Nuk është çudi që ai të jetë edhe kandidati i PS për Bashkinë Himarë kur zgjedhjet të ribëhen nëse Gjykata e Apelit dënon përfundimisht Fredi Belerin.

Vangjel Tavo nuk është në Vlorë as se ishte pa punë as se ka ende shumë për të dhënë nga vetja në shërbim të Shqipërisë pas çerek shekulli në politikë.

Plani i tij B mund të jenë edhe zgjedhjet e vitit 2025. Socialistët e nxorrën nga politika në prill 2021 në Gjirokastër, socialistët mund ta rikthejnë sërish në Kuvend 4 vite më vonë. Çështja është do të jetë deputet i qarkut Vlorë apo qarkut Gjirokastër? Të presim!

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *