Ndërron jetë Fatos Nano, “arkitekti” i Partisë Socialiste

Ka ndërruar jetë këtë të premte, 31 tetor, ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano.

Ish-kreu i Partisë Socialiste, 73 vjeç, ndodhej në reanimacion prej afro 1 muaji, në një spital në kryeqytet.

Nano u shkëput nga politika në vitin 2009 dhe ka qenë kryeministër gjatë viteve 1991, 1997-1998 dhe 2002-2005. Ai ishte themeluesi i Partisë Socialiste dhe kreu i parë i saj.

Fatos Nano ishte kryeministër i Shqipërisë tre herë. Ndërsa për 13 vjet, ishte kryetar i Partisë Socialiste.

Nano e mbajti detyrën e kryeministrit nga 29 shtator 2002-1 shtator 2005, 25 korrik 1997-27 shtator 1998, 22 shkurt 1991-4 qershor 1991. Ndërsa si kryetar i Partisë Socialiste ai e mbajti këtë detyrë nga 12 qershori 1991 deri më 3 korrik 2005.

Fatos Nano e nisi karrierën e tij politike në vitin 1991, pasi u zgjodh Kryeministër i Qeverisë së Tranzicionit, me qëllim që të organizonte zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatiste vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik.

Zgjedhjet e 31 marsit 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë dhe ai u caktua përsëri Kryeministër. Pas dy muajsh, ai u detyrua të jepte dorëheqje. Atë vit, ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste, e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërisë.

Në mars të vitit 1992, Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit më pas, Fatos Nano u burgos, pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata. Burgosja e tij u bë problemi kryesor i Shqipërisë postkomuniste, sepse shumë socialistë besonin se kjo burgosje ishte pasojë e kundërshtisë së Nanos ndaj qeverisë së Berishës.

Gjatë vitit 1994, skemat piramidale po bëheshin të njohura në Shqipëri dhe rënia e tyre në vitin 1997 shkaktoi një revoltë të armatosur, të nxitur nga opozita kundër qeverisë, me kërkesën për kthimin e parave të humbura në firmat piramidale. Kjo revoltë çoi në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga presidenti i asaj kohe, Sali Berisha.

Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga Berisha. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste. Berisha dha dorëheqjen dhe Kuvendi i ri zgjodhi president Rexhep Mejdanin. Presidenti Mejdani emëroi kryeministër Fatos Nanon.

Në shtator të vitit 1998, vrasja e Azem Hajdarit çoi në një revoltë popullore dhe e detyroi Fatos Nanon të jepte dorëheqjen. Fatos Nano u gjykua i pafajshëm nga një gjykatë në Tiranë ndaj akuzave për shpërdorim detyre dhe korrupsion në vitin 1999.

Partia Socialiste vazhdoi qeverisjen e vendit dhe fitoi zgjedhjet në qershor 2001. Nano u bë Kryeministër për të tretën herë në korrik 2002, i emëruar nga presidenti Alfred Moisiu. Më 3 korrik 2005, Partia Socialiste humbi zgjedhjet dhe shumicën në parlament. Partia Demokratike fitoi shumicën dhe kryetari i saj, Sali Berisha, u emërua Kryeministër i qeverisë së re. Më 1 shtator 2005, Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste.

Nano kërkoi të zgjidhej si president më 8 korrik 2007, pas mbarimit të mandatit të presidentit Moisiu. Shumica e deputetëve të opozitës, të drejtuar nga Partia Socialiste, nuk e përkrahën kandidaturën e tij dhe bojkotuan zgjedhjet.

Si deputet i Parlamentit Shqiptar, Nano ka shërbyer zonën e Kuçovës, Tepelenës dhe Sarandës. (Deri në vitin 2009, kur u shkëput nga politika)

Fatos Nano studio në gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës (Fakulteti i Ekonomisë).

Në vitin 1975, kreu specializimet për Ekonomi Politike. Në vitin 1983, me vendimin nr. 81, datë 23 shtator 1983, të Universitetit të Tiranës, mori titullin “Doktor i Shkencave” në fushën e ekonomisë, ndërsa në vitin 2000, titullin “Profesor Doktor” në fushën e ekonomisë.

Nga Universiteti Ndërkombëtar i Milanos (Itali), në vitin 2000, u dekorua me titullin “Doktor Honoris Causa” në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit, dhe po në këtë vit, mori titullin e nderit “Doktor Honoris Causa” në fushën e shkencave ekonomike, nga Universiteti i Barit (Itali).

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *