NAMI pritet të bëhet në BBV4: Luiz Ejlli përball Ilir Shaqirit dhe Egla Cenos! KE DO MBESHTESNI JU?

Edicioni i tretë i “Big Brother” ka pak më shumë sesa një muaj që ka përfunduar dhe tashmë kanë nisur edhe thashethemet për edicionin e radhës.

Dhe duket se në rrjet përfliten se do të ketë ndryshime të mëdha.

Thuhet se edicioni i katërt i BBV do të jetë ndryshe nga tre të parët, pasi do të bëjë bashkë të gjithë ishbanorët më

të spikatur dhe fituesit gjithashtu. Aulona Musta, në emisionin e saj “Natën me Aulonën”, u shpreh se në bazë të disa burimeve të sigurta, këtë vit edicioni i BBV do të jetë shumë special. “Big Brother All Stars” do të vendosë përballë fituesit e tri edicioneve, të cilët thuhet se e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

“Unë di një lajm nga disa burime që këtë vit ‘Big Brother 4’ do të jetë një ‘Big Brother All Stars’, ku do të hyjnë disa nga personazhet në të tria edicionet e tij dhe do të jenë ndër të gjithë emrat e tjerë, Luiz Ejlli, Ilir Shaqiri dhe Egla Ceno. Të tre fituesit thuhet që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen”.

Gjithashtu, shtoi se përfliten edhe banorë të tjerë që do të jenë pjesë si Einxhel Shkira, Monika Lubonja dhe Drini Zeqo. Megjithatë, një projekt i tillë është ende duke u përgatitur nga produksioni, por me gjasa do të jetë ‘Big Brother 5’, ai që do të mbledhë të gjitha yjet e edicioneve të mëparshme.

Deri më tani, gjithçka që kemi mundur të mësojmë është se stafi është duke u përgatitur për të nisur një edicion të katërt, më herët se janari. Nëse gjithçka shkon mirë dhe brenda parashikimeve, ‘Big Brother 4’ do të fillojë në dhjetor. Sa i përket edicionit me yjet nga vitet e mëparshme, ideja është ende në fazën e diskutimeve, pasi stafi ende nuk ka nisur kontaktimin e konkurrentëve për të biseduar rreth kontratave të tyre.

Ajo që është e sigurt, është fakti se “Big Brother 5” do të jetë krejt ndryshe nga edicionet e mëparshme, ku yjet do të jenë pa diskutim të pranishëm. Sakaq, në rrjet kanë nisur të përfliten edhe personazhet e parë që do të jenë pjesë e këtij formati.

Konkretisht, janë vetë personazhet, që në deklaratat e tyre, shprehen se do të bëhen pjesë e “Big Brother”. E teksa ende nuk dihet data se kur do të nisë “Big Brother VIP”, duket se është zbuluar banori i parë i shtëpisë së madhe. I ftuar në emisionin “Top Arena”, Zerka pohoi pyetjen e moderatores Alesia Bami.

“Ka zëra që thonë që ti do të jesh banori i parë i Big Brother VIP 4”. “Kjo është e vërtetë”, u përgjigj reperi, duke u shndërruar kështu në kryefjalën e mediave, si banori i parë i edicionit të katërt të “Big Brother”. Megjithatë, lajmi se do të mundet të shohim në një “Big Brother”, Ilirin, Luizin dhe Eglën, tashmë ka marrë të gjithë vëmendjen e publikut.

Në rrjetet e tyre sociale, fansat kanë nisur të pyesin personazhet, nëse thashethemet që po qarkullojnë janë të vërteta. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u zbuluar shumë më vonë. Deri atëherë, jemi të sigurt që do të mësojmë emra të tjerë që tashmë i ka shkuar ftesa për të qenë pjesë e formatit të dashur për publikun

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *