Nacionale: Shaip Mikullovci, biznesmeni i afërt me pushtetin, blen kompaninë Shell Kosova për rreth 60 milionë euro Lajmi i plotë në koment

Pak kohë më parë, Mikullovci, i cili është pronar edhe i disa bizneseve tjera, e ka blerë edhe IP Petrolin për rreth 20 milion euro.

Pushteti i ri, bizneset e reja. Pa kaluar as katër vite prej kur kishte ndodhur ndryshimi i madh në politikë, duket që tendenca e njëjtë po e përcjellë edhe ekonominë dhe bizneset. Lëvizja Vetëvendosje, me të marrë pushtetin, kishte filluar t’i sulmonte bizneset që ajo i ka konsideruar si të afërta me qeveritë e kaluara, por nën hijen e kësaj partie dhe këtij pushteti, duket që kanë lëshuar shtat biznese të reja.

Më së shumti në shprehje gjatë kësaj kohe kanë ardhur kompania Ex Fis, me pronar Isa Muharremin, e cila ka monopol në biznesin e karburanteve në Aeroport të Prishtinës, dhe kompania Interex, me pronar Shaip Mikullovcin, që pas blerjes së kompanisë IP Petrol, ditëve të fundit e ka futur në dorë edhe kompaninë Shell Kosova, me një çmim marramendës prej mbi 60 milion euro.

Shaip Mikullovci ka arritur që ta katapultojë në AKP drejtorin e IP Petrolit, Burim Lecin, i cili mjaft çuditshëm dhe dyshimtë ia ka vazhduar kontratën IP Petrolit për stacionet e karburanteve që janë pronë e shtetit.

Gjithashtu, kunder Burim Leci, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka ngritur kallëzim penal, sepse ai gjatë kohës kur ka qenë drejtor i IP Petrol u kishte shitur karburante pompave ilegale serbe në veri të vendit.

Mirëpo një gjë e tillë nuk i kishte bërë përshtypje qeverisë, ndonëse çdo qytetar tjetër të Republikës së Kosovës, që nuk është i afërt me ta, ata e shikojnë me llupë. Burim Leci është i afërt me Luan Dalipin, ky i fundit shefi i stafit i kryeministrit Kurti.

Në të kaluarën LVV kërkonte me ngulm prej autoritetit të konkurrencës për të hetuar cdo marrëveshje dhe çdo kontratë që kompanitë e mëdha e lidhnin me ndonjë biznes në të njëjtën industri, për të parandaluar marrëveshjet e fshehta, që kanë impakt të madh në përcaktimin e çmimeve.

Një gjë e tillë nuk po u bën përshtypje kur ata tash janë në pushtet. Fitimet e Ex Fis’it në aeroportin e Prishtinës janë multimilionëshe, në kurriz të çmimit të shtrenjtë të biletave të aeroplanit, kurse tash Interex i ka futur në dorë dy prej bizneseve më të fuqishme në industrinë e naftës, kurse njeriu i tyre në AKP duket që po e bllokon shitjen e aseteve shtetërore në fushën e karburanteve. Shumicën e atyre aseteve tash i kontrollon IP Petrol, ose ish shefi i Lecit, si kontrata me qira./Nacionale

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *