Mungesa e personelit rrit pagën e punonjëseve të pastrimit në 1.000 euro

Mungesa e fuqisë punëtore, e ndikuar nga lëvizjet demografike dhe plakja e popullsisë ndër vite, vijon të shtojë kërkesën për punësime për staf shërbimi me rroga deri 1,000 euro në muaj, kryesisht në zonat bregdetare.

Përveç punësimeve për shefa kuzhine me paga nga 3,000 – 3,500 deri në 5,000 euro në muaj në struktura të veçanta, apo kameier me pagë 1,000 euro dhe ndihmëskamarier me pagë 800 euro, tashmë nga bizneset në Jug po kërkohen edhe punonjëse për pastrimin me pagë mujore 800 deri në 1,000 euro.

Në njoftimin e ngjitur në një nga pallatet zonës “5 maji” në Tiranë, një biznes në Sarandë ofron punësim për punonjëse pastrimi, me pagë nga 800 deri në 1,000 euro në muaj, përfshirë akomodim dhe ushqim falas.

“Kërkohen sanitare për sezonin veror në Sarandë. Akomodimi dhe ushqimi falas. Paga 800 deri në 1000 Euro”, thuhet në njoftim.

Pagesat e punonjësve të pastrimit janë shtrenjtuar edhe në Tiranë. Tarifa e kërkuar për një orë pastrim varion nga 500 lekë deri në 1,000 lekë.

Nga ekspertët e sektorit të punësimit, u parashikua që edhe sivjet, oferta më e madhe për punësime me paga të larta do të jetë nga bizneset HoReCa (Hotele-Restorante-Katering) në bregdet, të cilat e kanë të pamundur të plotësojnë stafet nga fuqia punëtore e zonave, çka ka sjellë transferimin e përkohshëm të atyre nga Tirana apo zona të tjera.

“Kjo dukuri është përforcuar sidomos gjatë dy viteve të fundit. Për ta lehtësuar këtë proces dhe për të rritur mundësinë e zgjedhjes së fuqisë punëtore më të kualifikuar operatorët ofrojnë akomodim, ushqim falas, etj. për fuqinë e tyre punëtore, që transferohet tek ata nga Tirana apo zona të tjera relativisht larg nga zona ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre të biznesit”, pohoi më herët për Monitor Indrit Puteci drejtues i agjencisë së rekrutimit “Profesionisti” të Çelësi Group.

Henri Jahja, kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, pohoi më herët se bizneset që ofrojnë paga të ulëta e kanë të vështirë mbajtjen e punëtorëve. Për zgjidhjen e krizës së fuqisë punëtore sipas tij ka ardhur kohë që në tërësi sektori duhet të ndryshojnë sjellje ndaj punonjësve, si për oraret e punës, ofrimin e ushqimit ndaj personelit, si dhe të rishikojnë sërish pagat.

“Puna jashtë orarit duhet të paguhet. Bizneset duhet të rishikojnë edhe rrogat e punonjësve, pasi duke rritur pagat nuk është e nevojshme më të mbahen 2 punonjës për të bërë 1 punë. Ndërsa për sa i përket ofrimit të ushqimit për personelin është një çështje që nuk diskutohet më në të gjithë botën, kurse te ne disa e japin, të tjerë e konsiderojnë luks”, pohoi ai.

Jahja sakaq tha me herët se rritja e kostos për mbajtjen e fuqisë punëtore me paga të lartë ka shtrenjtuar çmimet e restoranteve në Vlorë dhe Sarandë nga 26 deri 33%.

“Nëse vjet çmimi minimal për person në restorantet e këtyre qyteteve varionte nga 2,000 deri 2,200 lekë, këtë sezon ka arritur deri 3,000 lekë për person”.

Në terësi në sektorin e bareve dhe restoranteve sipas të dhënave të Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, si në nivel menaxherial edhe për stafin e brendshëm, rrogat e punonjësve janë gati dyfish më të larta se vitin e kaluar.

Related Posts

A Startling Discovery in the Grass: When Nature Surprises Us

It was a calm afternoon, with sunlight casting a golden glow across the lawn, when something unusual caught my attention in the grass. From a distance, it…

What It Means When a Snake Enters Your Home—and How to Respond Safely

A snake entering a home can be alarming, but in most cases it is not a sign of anything unusual or symbolic. Typically, snakes come indoors in…

What Happens to Your Body When You Eat Purslane Every Day — Especially After 60

Eating purslane daily, especially after 60, offers remarkable health benefits. Its omega-3 fatty acids reduce triglycerides, lower blood pressure, and decrease inflammation, protecting against heart attacks and…

Shocking Verdict Karmelo Anthony Sentenced After Teen Football Star’s Tragic Death

A Texas courtroom grew quiet as new developments surfaced in the case surrounding the death of 17-year-old athlete Austin Metcalf, a tragedy that has drawn attention across…

BREAKING NEWS Large HURRICANE CATEGORY forming… See more

Julia Roberts appeared almost unrecognizable as Barbara Weston, wearing her long brunette hair in a simple, unstyled manner rather than her usual glamorous look. Dressed in jeans…

SHE WAS GIVEN WEEKS TO LIVE — THEN EVERYTHING CHANGED

Stories of dramatic health recoveries often capture widespread attention, especially when accompanied by striking before-and-after photographs. One widely shared image shows a woman who appears severely underweight…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *