“Motrën time e vrau burri i saj. Për ta fshehur krimin, neve na gënjeu se ka ikir nga shtëpia”

Në vitin 2006 jeta e Mirjeta Zekës do të ndryshonte përgjithmonë. Dashurinë e saj, ajo kishte vendosur ta kurorëzonte me martesë. Vajza nga Mitrovica i kishte thënë “po” një burrit shqiptar që jetonte në Gjermani.

Pas pak muajsh, ajo lë vendlindjen për të vazhduar jetën në mërgim. Në vendin ku ai jetonte. Prej atij momenti jeta e saj mori kahje tjetër. Fillimisht ajo shkëputë marrëdhëniet me familjarët e saj.

“Njëherë i ka shkëput raportet me vëllëzërit dhe me babain. Unë kam qenë i vetmi familjarë me të cilët ka komunikuar. Komunikimet kanë qenë shumë të rralla, pasi ata (Mirjeta dhe bashkëshorti i saj) thoni vazhdimisht se jemi në udhëtime, herë thoshin “jem në Tailandë, e herë në Kinë”. Për të komunikuar me të është dashur të thërrasim në numër të bashkëshortit të saj. Ajo nuk ka pasë një telefon të saj”, ka thënë Rexhepi, vëllai i saj.

Ai në një intervistë për Insajderin, të realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi, ka deklaruar se në takimet e rrallëta që kishte me të motrën kishte arritur të vërejë se atë po e mundonte diçka. Pasi shenjat ishin të qarta.

“Kam pa shenja të dhunës në fytyrë. Njërën në fyt, e tjetrën tek syri. Kur kam kërkuar të më tregoj se çfarë halli ka, gjithmonë më ka thënë “Vëllai im mos më mundo””, ka thënë ai, teksa ka treguar se për çfarë, sipas tij, ajo ka hezituar të flas ”Mirjeta ka qenë e kërcënuar më vëllëzërit e saj. Saherë kemi shkuar për vizitë tek ata, ai gjithmonë e ka future armë në brez”.

Heshtja e Mirjetës më 30 mars 2019 u bë më shurdhuese se asnjëherë më parë.

Ajo, ishte dita e fundit që dikush nga familja Zeka e takoi Mirjetën.

Ishte takimi i fundit për ta, por edhe hera e parë që Mirjeta kishte treguar se po dhunohej nga bashkëshorti. I kishte treguar kunatës së saj, bashkëshortes së Rexhepit.

“Nuk ke pasë shanc të komunikosh vetëm me të. Të rralla kanë qenë rastet kur nuk ka qenë në praninë e bashkëshortit. Më 30 mars, ditën e fundit kur e pamë atë, bashkëshortja ime mbeti në dhomë vetëm me Mirjetën. Aty i ka treguar se çfarë ka përjetuar nga ai. Shtëpia në të cilën kanë jetuar ka qenë sikur burg. Kamera dhe mikrofona ka pasë brenda shtëpisë. Kur folshim në telefon me Mirjetën na bënte me shenjë (ngre kokën lart) që të mos shprehemi lirshëm, se kamerat ishin duke icizuar”, ka rrëfyer Rexhepi.

Pas pak ditësh, bashkëshorti i Mirjetës telefon Rexhepin dhe i thotë: Motra jote ka ikur nga shtëpia. Më ka marrë një sasi të konsiderueshme parash. Në ora 4:00 ka dalë nga shtëpia. Aktualisht është në Afrikë. Kam raportuar rastin edhe ne Policinë e Kosovës edhe në atë të Gjermanisë”.

Të shtangur nga ky lajm, vëllëzërit Zeka i drejtohen stacionit të Policisë. Aty i thuhet se “askush më parë nuk i është drejtuar atyre për të denoncuar si të zhdukur gruan me emrin Mirjeta Zeka Shabani”, pra as bashkëshorti i saj.

Nga ai moment, Rexhepi i bindur se motra i është vrarë nga personi me të cilin dikur kishte dashur të kalonte jetën fillon të kërkoj trupin e saj.

Por, që prej asaj dite e deri më sot, nuk dihet asgjë për ‘zhdukjen’ e mistershme të Mirjetës.

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *